Shpronësim dhe rrënim i objekteve në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” për të mundësuar zhvillimin e projekteve infrastrukturore

Me autorizimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu me qëllim krijimin e mundësisë për zhvillimin e projekteve të plota infrastrukturore, që nga orët e hershme të mëngjesit, drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe me ekspertë nga kjo drejtori kanë mbikëqyrur rrënimin e lokaleve afariste dhe shtëpisë së banimit në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”, hapësirë kjo e cila është futur në proces shpronësimi dhe si e tillë po merret me qëllim të zhvillimit të projektit infrastrukturor – asfaltimit të rrugës në këtë zonë.

Përkitazi me këtë hap, Komuna e Ferizajt, ka zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme të shpronësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …