Pas takimit me kryatarin, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, anëtari i Komitetit për Punët e jashtme të Parlamentit Evropian dhe njëherit krah i kancelares gjermane Angela Merkel për çështje të politikave të jashtme në partinë e saj CDU, David MCAllister ka thënë se e ka përcjell nga afër procesin e liberalizimit të vizave. Ai ka theksuar më tutje se kriteret e vëna Kosovës për liberalizimin e vizave kanë qenë tejet të vështira. Shumë njerëz të përfshirë kanë punuar më të vërtetë shumë në dy vitet e fundit që të plotësohen kriteret për liberalizimin e vizave dhe Komisionit konfirmoi në korrik që dy kriteret kyç janë plotësuar dhe tani çështja është tek Këshilli Evropian që të marrë vendimin për këtë. Në Parlamentin Evropian unë ju takoj atyre që kanë votuar në favor të liberalizimit të vizave sepse e ndajë mendimin se kriteret kanë qenë shumë të vështira për t’i arritur por institucionet e Kosovës kanë punuar shumë për të plotësuar që të gjitha kriteret e nevojshme dhe tani koha është që të fitojnë, tha në mes tjerash anëtari i Komitetit për Punët e jashtme të Parlamentit Evropian, David MCAllister.
Kontrolloni gjithashtu
Në Bashkimin Evropian vazhdojnë të thonë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, mund të hiqen, varësisht veprimeve në terren
Në Bashkimin Evropian vazhdojnë të thonë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin …