Nxënës dhe mësimdhënës nga Kosova Lindore u pritën në takim nga kryeministri, Ramush Haradinaj

Nxënës dhe mësimdhënës nga Kosova Lindore u pritën në takim nga kryeministri, Ramush Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim rreth 100 nxënës të shkollave të mesme dhe mësimdhënës nga Kosova Lindore me të cilët ka bashkëbiseduar për shkollimin, sukseset dhe sfidat me të cilat përballen ata. Ai e ka vlerësuar lart organizimin e këtij takimi dhe mundësinë që iu është dhënë atyre për ta parë nga afër Kosovën dhe institucionet e saj. Kryeministri Haradinaj shtpoi më tutje se Qeveria e Kosovës do të kujdeset për mirëqenien ekonomike, për të drejtat njerëzore, qytetare dhe kombëtare, si dhe për nevojat e përgjithshme të njerëzve tanë atje, në të njëjtën kohë për nxënësit dhe për shkollat në vendbanimet ku jetojnë ata. Kryetari i organizatës “Shpresa”, Nevzad Luftiu, e cila vepron në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, i dhuroi kryeministrit Haradinaj një album me bukuritë e kësaj ane, duke thënë se ndjehet i emocionuar pasi takohet me një kryeministër dhe një çlirimtar.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …