Ministri i punës dhe mirëqenies sociale Skender Reçica, ka takuar Inspektorët e punës

Ministri i punës dhe mirëqenies sociale Skender Reçica, ka takuar Inspektorët e punës, për t’i mbështetur ata, edhe në ditë vikendi, në intensifikimin e kryerjes së detyrave, në inspektimin dhe kontrollimin e kushteve dhe masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, me theks të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë. Nga Inspektorët e punës ministri Reçica ka kërkuar që të jenë këmbëngulës në zbatimin e të gjitha masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke zbatuar me përpikëri të gjitha ato masa që parasheh legjislacioni në fuqi që rregullon këtë fushë. Kërko që të jenë të pakompromis, si dhe në bashkëpunim me kompanitë të rrisin edhe përgjegjësinë e punëmarrësve dhe punëdhënësve për ngritjen e vetëdijes në aplikimin dhe respektimin e të gjitha masave të mbrojtjes dhe sigurisë në punë. Duke pasur parasysh numrin e aksidenteve, të atyre edhe me fatalitet, është kërkuar nga Inspektorati i Punës që në ditët në vijim të rrisin numrin e inspektimeve në vendpunishtet e ndërtimtarisë anekënd Kosovës, veçanërisht në Prishtinë dhe qytetet ku sektori i ndërtimtarisë është më prezent. Nga Inspektorët është mësuar se vetëm në Prishtinë janë kryer inspektime në 244 kompani të sektorit të ndërtimit. Gjithashtu Inspektorati i Punës kërkon bashkëpunim më të madh edhe nga institucionet e tjera të implikuara si dhe nga qytetarët, me qëllim të rritjes së vetëdijes.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: FSK është dëshmia e tolerancës dhe e bashkëveprimit institucional

Në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt tryeza e rrumbullakët me pjesëtarët e FSK-së …