Kryetari Jashari ka pritur në takim Muharrem Nitaj dhe Bislim Zogaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në krye me kryetarin e këtij komisioni, Muharrem Nitaj, si dhe drejtorin e Agjensionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj. Kryetari Jashari e ka njoftuar kryetarin e këtij komisioni, zotri Nitaj për gjendjen e Kullave të Familjes Jashari në Prekaz, të cilën e ka përshkruar si jo të mirë, dhe që rrezikojnë të dëmtohen edhe më shumë, në mungesë të përkujdesjes adekuate. Pas homazheve te varret e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kryetari Jashari dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar kanë vizituar Kullat e Rezistencës, ku janë pajtuar së gjendja e tyre është rënduar, për çka kërkohet të veprohet shumë shpejt, për mbrojtjen dhe ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …