Gani Dreshaj: Lajm i mirë mbyllja e Monego-s dhe Iute Credit, këto dy kompani ishin fajde e legalizuar në Kosovë

Gani Dreshaj: Hashim Thaçit i ka humbur udha në oborr prandaj po paralajmëron rrëzimin e qeverisë Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të shtetit. Gjatë të hënes Hashim Thaçi, kërkoi nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë më i matur me deklaratat e tij për dialogun me Serbinë, në të kundërtën ai mund të shkarkohet. Pas këtyre deklaratave të kryetarit, deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, i ka dalë në mbrojtje shefit të tij, kryeministrit Haradinaj. “Kryeministër, puna jote e madhe dikë po e pengon. Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo. Zotimet tua për krijimin e ushtrisë brenda vitit, dhe shumë punët e bëra brenda disa muajve nuk po i lë rehat, të parahatuarit. Pra, publikisht po iu siguroi që nesër po të shkojmë në zgjedhje, minimumi 15 deputetë do t’i kemi si parti.Jemi të qetë e të bindur në suksese, përballë dikujt që i ka humbur udha në oborr”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …