leoni

Dr. Shefqet Krasniqi: Mbajtja e amanetit

  Shumë herë njerëzit krenohen se kanë vizituar ndonjë vend pak sa të veçantë, çoftë të krijuar nga Allahu, si ndonjë ujdhesë, apo mal të lartë, ujëvarë etj. Apo çoftë i ndërtuar nga njerëzit si piramidat në Egjipt, muri kinez, apo hoteli më luksozë në botë, e që është në Dubaj, apo hoteli më me shumë dhoma i cili është në periferi të Kolalamporës, apo ndërtesa më e lartë në botë, e tjerë, e tjerë. Por çka ua merr mendja cili është restoranti më i madh në botë?! Në vitin e kaluar isha për vizitë në Damask dhe gjatë shëtitjes me disa miq atje më dërguan në një restorant në hyrjen e të cilit shënonte: “restoranti më i madh në botë”, e qe besa kishte edhe një certifikatë e cila dëshmonte se për këtë ka hy edhe në librin e Genisit. Po të nderuar, ai mundë të jetë më i madhi, por jo edhe ma i liri e ma i shpejti, bile as ma i madhi jo ngase ai mundë ti zë dy, tre mijë veta, le të jenë edhe dhjetë e njëzetë mijë, por jo më shumë. Ndërsarestoranti më i madh në botë është restoranti i Medinës i cili zë një milion veta dhe atë përnjëherë. Po të nderuar, mos u çuditni , një milion njerëz përnjëherë hanë dhe pinë dhe atë për më shpejt se dhjetë minuta. Ndërsa çmimi i një shujte është t’ju thuash: “Zoti ju dhashë berqet”.     Jam këtu ditë në Medinën e ndriçuar ku kam ardhur për ta vizituar xhaminë e Pejgamebrit a.s. e më pas për të shkuar në Mekë për ta bërë vizitë Qabën e shenjët, ku në ramazan ka një sevap të veçantë dhe ndër kohë edhe për tu takuar me kryesinë e ligës së dijetarëve mysliman, pasi që edhe vet jam anëtar i asaj kryesie. Ku kemi për të biseduar për shumë gjëra në veçanti rreth ngjarjeve të fundit në Siri dhe Jemen, por edhe për probleme tjera të cilat ballafaqohen me tu muslimanët në këtë kohë. Këtu në Medinë miqtë e shumtë që i kamë nuk po më lënë të ha iftar e syfyr në restorant e as në banesë, por me gjithë atë unë po e preferoj iftarin në xhaminë e Pejgamberit a.s. ku nuk besoj se ka diku diç të ngjashëm në tërë botën. Medinasit organizohen për çdo ramazan dhe tërë xhaminë brenda dhe jashtë e shtrojnë me sofra, e me të gjitha të mirat e Allahut prej hurmave e lëngjeve, deri në mish e ëmbëlsira. Pastaj kur të ofrohet iftari ata qëndrojnë në rrugë dhe i lusin njerëzit që të ulën në sofrat e tyre, e mos u çuditë nëse të kapin edhe për tesha për të ulur me zor në sofrën e tyre. Kjo traditë qindra vjeçare bënë Medinën të veçantë, ani pse edhe në Mekë ka diç të ngjashëm, por prapë jo si në Medinë. Kur të ofrohet iftari asnjë njeri nuk mbetet në këmbë, që të gjithë i zënë vendet e tyre nëpër sofra dhe presin ezanin. Përnjëherë fillojnë të gjithë të hanë dhe për dhjet minuta çdo gjë përfundon, bile edhe sofrat duhet të ngritën, sepse bëhet ikameti dhe imami ngritët për ta falur namazin e akshamit. E pas namazit të akshamit ata që kanë mbetur të uritur mundë të vazhdojnë edhe më tej. Vërtetë një atmosferë shumë interesante. Rreth një milion njerëz të hanë përnjëherë dhe atë aq shpejt dhe pa para?! Ku ka kështu në botë? Andaj pajtoni me mua ju lutem kur ju them se ja ky është restoranti më i madhi, më i shpejti dhe më iliri në botë. Iftari ne Medinë shembull sesa mundë të jenë myslimanët të organizuar dhe precizë në punët e tyre sikur të donin dhe të ishin më të vetëdijesuar. Eh sa i mirë është ky Islam, sa e mirë është kjo fe, por ja që ne nuk jemi tamam si duhet, nuk e praktikojmë këtë fe ashtu siç kërkohet nga ne, paj bile edhe nuk e njohim sa duhet. Se sikur ta njihnim mirë do ta kuptonim sesa e mirë është, sa e madhe e sa e lehtë, sa e ëmbël dhe sa e shtrenjtë. Përndryshe si mundë të komentohet që disa myslimanë vetë kritikojnë fenë e tyre, i gjejnë vërejtje fesë së tyre, pos se ata nuk e njohin atë. P.sh jemi në këtë muaj të madh të ramazanit, a mundë të themi se ata që e hanë ramazanin e njohin këtë fe, apo ja dinë rëndësinë dhe vlerën që ka ramazani?! Jo vallahi dhe një milion jo, sepse ai që e njeh sado pak këtë fe dhe ia di peshën këtij ramazani, asnjëherë për jetë nuk i shkon mendja që ta haj, sa do që të lodhet.Sepse edhe lodhja nganjëherë shndërrohet në kënaqësi. A nuk lodhet e ëma për foshnjën e saj, a nuk lodhet studenti për provimet e tij, a nuk lodhet e zoja e shtëpisë për mysafirët e saj etj? Po, të gjithë ata lodhën, por asnjë nuk i bie pishman që është lodhur, sepse lodhja e tyre ju shëndrrohet në kënaqësi, ngase ata janë dinë vlerën asaj çka janë lodhur për te. Andaj edhe besimtarit të vërtetë lodhja në ramazan i shëndrrohet në kënaqësi dhe atë posa të bëjë iftar menjëherë, ngase ja di vlerën agjërimit. Besimtari i mirë dhe i dijshëm ia di vlerën çdo gjëje, ja di vlerën shëndetin, andaj edhe e ruan atë, ja di vlerën pasurisë, andaj edhe kujdeset për te, ja di vlerën familjes andaj edhe e çmon atë, ja si vlerën lirisë andaj edhe sakrifikon për te, por ja di vlerën edhe fesë andaj edhe shumë punon për te, dhe kështu me radhë çdo gjëje ja di vlerën dhe çdo gjëje ja jap hakun ashtu si e meriton. Kthehemi te ramazani pasi që veç jemi në te dhe te të mirat e kësaj feje e themi: Kënaquni o ju mysliman me këtë fe, kënaquni me këtë ramazan të cilit i kaluan dy të tretat, e ka mbetur edhe një e treta dhe shkoi. Ndërsa ju që nuk keni agjëruar deri më tani dhe nuk keni shijuar kënaqësinë e këtij muaji, fillojani që tani, bile këtu ditë që kanë mbetur e shijone këtë kënaqësi, pastrojeni shpirtin tuaj, e pendohuni për të kaluarën se Zoti është i mëshirshëm. Allahu neve na pranoftë këtë agjërim, e të tjerët i drejtoftë e i udhëzoftë, amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.   Dr. Shefqet Krasniqi: Mbajtja e amanetit Sa e sa herë kemi shpjeguar ne dhe të gjithë ata që flasin për Islamin dhe të mirat e tij se kjo fe është gjithëpërfshirëse e të gjitha poreve të jetës, dhe se islami synon që ta krijoi një individ të shëndosh, pastaj një familje të shendosh dhe më vonë edhe një shoqëri të shëndosh. E për ta formuar individin e shëndosh duhet edukuar atë që nga vegjëlia që ta ketë besimin e shendosh, moralin , etikën dhe se ai duhet ti ketë raportet e mira me qiellin lartë dhe me njerëzit poshtë në tokë. Më pyeti dikush pse djalin e madh pse nuk e ke dërguar në medrese për tabërë hoxhë siç je vet, por në gjimnaz? Ju thash:nuk është synim i imi që djali im të bëhet hoxhë, sepse fundi fundit nuk është obligim, nuk është patjetër që ai të bëhet hoxhë. Por synim i imi është që ai të jetë mysliman i mirë dhe njeri i mirë. Që ai mos ta harroi Zotin e tij, kudo që shkon dhe çfarëdo profesioni që ndjek le ta bëj për hir të Allahut, për të përfituar ai vet dhe për ti kontribuar shoqërisë. E pastaj a bëhet politikan, biznesmen, arkitekt,polic, apo ushtar etj, krejt kjo nuk është shumë me rëndësi sa është me rëndësi që ai ta kuptoi amanetin e tij që e ka mbi supe si mysliman dhe si qytetar i këtij vendi.   Po të nderuar, ky islam synon njeri të mirë, kuadër të mirë të cilët nesër çfarëdo amaneti apo detyre nëse ja lenë, apo me të e ngarkon, nuk ke frik se ai nuk ta kryen në mënyrën më të mirë të mundshme. Sepse ai nga ana shpirtërore është përgatitur që nga vegjëlia, pastaj edhe nga ana profesionale. Ai e di vlerën e përgjegjësisë që e ka marr përsipër. Ai patjetër se do të jetë syçelë dhe shumë vigjilent për ta çuar atë amanet në vend. Ai ka parasysh fjalën e Pejgamberit Muhamed a.s. “ Secili prej jush është përgjegjës për diçka (për atë që i është besuar atij) dhe ai do të përgjigjet për atë (përgjegjësi që e ka marr)”.Andaj ai e di se për këtë përgjegjësi që e ka marr dhe që e kryen me nder shpërblehet shumë, ai përpos që merr një pagë në këtë dynja, apo ndoshta edhe një emër apo pozitë, ai merr sevapin e madh, shpërblimin e pritur nga i madhi Zot nesër në Ditën e Gjykimit.   Natyrisht sedëshira ime shumë e madhe do të ishte që unë sot të shënoj për muajin e madh e të bekuar, për Ramazanin, i cili po na vjen pas tri dite, porse situata në të cilën jemi në të kërkon solidaritetin me ngjarjen aktuale. Dua të them me fjalë tjera shkaku që më shtyu që ta shkruaj këtë temë është guximi i madh e i pa shok i vëllait tonë, tashmë të ndjerit –rahmetliut- policit ton i cili humbi jetën para dy dite duke mbrojtur vatanin e tij përball armiqve të përbetuar të këtij populli. Ai humbi jetën në rrugën më të mirë të mundshme mbrojtja e vatanit.E që është një prejparimeve për të cilat ka zbritur sheriati i Allahut. Me këtë rast po më kujtohet edhe hadithi tjetër i Pejgamberit a.s. i cili për të atillët ka thënë: “ Dy lloj sysh (dy lloj njerëzish) nuk i prek zjarri i xhehenemit. Syri i cili qan nga frika e Allahut dhe syri i cili bun (kalon naten) në rrugë të Allahut” është fjala e ruan vinë kufitare mos do vjen armiku. Ai rri zgjuar me armë në dorë tërë natën duke ju kanosur rrezikut për jetë, dhe atë e bënë që populli i tij të jetë i sigurt, që vatani i tij të jetë i pa cenueshëm. Zjarri i xhehenemit i ka haram sytë e atij njeriu. Këtu dy hadithe na u sqaruan shumë mirë me rastin e fundit ku policia jonë tregoi trimëri të pashoqe dhe gatishmëri për të vdekur për vatan. Jam i bindur se jo vetëm Enveri, por që të gjithë policët kanë qenë në gatshëm për të vdekur sikur të ishte kërkuar nga ta, bile edhe ne bashkë me ta po të na lejohej. Gjithmonë kam thënë se kemi një polici të shkëlqyer, por kësaj radhe na u vërtetua qartë edhe në praktik. Andaj shumë ju kemi borxh kësaj policie, duhet të kujdesemi për ta e ti ruajmë si sytë e ballit. Allahu na e pastë mëshiruar Enverin, e pastë ngritur në gradën e shehidit ja rabbelalemin dhe familjes së tij sabër, durim e shpërblim.   Situata në të cilën po kalon sot vendi ynë kërkon një syçeltësinga i gjithë stafi politik, kërkon një përkrahje gjithë popullore qeverisë në vendimet e saja të marra karshi veriut të Mitrovicës sonë të dashur. E qe besa kërkon edhe përgatitje shpirtërore dhe psikologjike që nëse është nevoja duhet të vdesim, pse jo, ja për vatan ja për çka? Tashmë jemi pran një interesi madhor, një interesi shtetëror dhe gjithë kombëtarë, andaj ndarjet partiake dhe të tjera duhet lihen anash sepse po na rrezikohet vatani, duhet një mobilizim gjithë popullor. Ja vlen që një kritik ta adresojmë drejt policisë së Eulexit e cila nuk është në gjendje të bëjë atë që mundet dhe që e ka marr edhe përgjegjësi, Eulexi ka dështuar në misionin e tij. Ashtu siç ja vlen ta falënderojmë shumë Kforin Amerikan i cili tashmë ka marr kontrollin e dy pikave kufitare 1 dhe 31 në dorë.Nuk e dimë se çka do të ndodh në të ardhmen, por një gjë duhet ta dimë se mbrojtja e vatanit është obligim moral, fetar, kombëtar dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë të lejojmë që të na shkelet e cenohet integriteti territorial. Allahu na ndihmoftë në punë të mëdha, e na ruajt Kosovën tonë të dashur nga çdo e ligë dhe nga çdo sherr. Amin deri javën e ardhshme mirë u dëgjofshim dhe Urime muaji i Ramazanit. Agjërim të lehtë.   Dr. Shefqet Krasniqi: Shtrembrimi i së vërtetës   Një herë disa krerë mekas u tubuan afer Qabes dhe po çajnë hallin e islamit i cili po përparon për çdo ditë. Natyrisht ishin vitet e para të misionit të Pejgamebit Muhamed alejhiselam, e njerëzit vetëm sa kishin filluar ta lënë fenë e vjetër pagane e të kalojnë në fenë Islame. Ata krerë vendosën ta ftojnë Pejgamberin a.s. në debat, mos rastësishtpo ia mbushin mendjen për ta lënë këtë mision. Kështu që dërguan dikë për ta thirrur atë. Pejgamebri a.s. erdhi në shpejtësi duke menduar se mos ju kanë zbutur zemrat krerëve mekas e po hynë në fe, ngase ai kishte shumë dëshirë që paria mekase ta pranoi misionin qiellor e ta përqafoi dinin e Allahut. Ata i than: “ O Muhamed ne të kemi ftuar për të biseduar dhe për të dal hakesh. Askush prej arabëve nuk ka bërë atë që bëre ti. Ti na i fyeve të parët tanë, ngase ua nënçmove fenë e tyre, ti përçave familjet, ti bëre këtë dhe këtë….andaj na thuaj nëse ke për qëllim me këtë mision të pasurohesh, do të mbledhim ne pasuri aq sa të bëhesh më i pasuri ynë, po nëse ke për qëllim të fitosh pozitë, do të bëjmë të parin ton, por nëse je i sëmur dhe nuk po di çka po flet (kishin për qëllim Kuranin), atëherë do të bëjmë çmos për të mjekuar, brenda dhe jashtë vendit. Pejgamberi a.s. pasi i dëgjoi ju tha: “asgjë nga ajo çka thatë ju nuk ekziston fare, unë nuk kam ardhur për të kërkuar pasuri e as pushtet, porse Allahu më ka dërguar mua si pejgamber tek ju dhe ma ka zbritur librin (Kuranin). Unë ua përcjelli juve mesazhin qiellor, andaj nëse më besoni dhe veproni me atë çka ju them do jetë mirë për ju në këtë dhe botën tjetër, por nëse nuk besoni duke e refuzuar këtë mision, atëherë mua nuk më mbetet tjetër vetëm të bëj sabër – durim derisa të vije dita e Allahu të gjykoj mes nesh dhe jush”. Është interesant se bashkohësit e Pejgamberit alejhiselam ani pse e kundërshtonin me të madhe misionin e “ri”, gjegjësisht “fenë e re” islamin, ata asnjëherë nuk dinin të thonë se mundë të pranojmë një islam minimal por jo edhe atë maksimal, ngase e dinin fort mirë se një gjë e tillë nuk ekziston fare në fenë islame. Nuk ka islam minimal e maksimal, por ka mysliman të fort dhe të dobët. Ka mysliman të devotshëm, e që është ai i cili ruhet nga mëkatet dhe kujdeset për vepra të mira. E në anën tjetër ka mysliman gjynahqar, apo mëkatar i cili nuk e ka fort dert se ai kryen obligimet fetare dhe a i shmanget harameve , mëkateve apo jo. Për atë arsye ata mekas –që ngulnin këmbë në fenë e tyre pagane- nuk pranuan ta thonë fjalën LA ILAHE ILALLAH MUHAMED RESULULLAH ngase e dinin fort mirë se kjo i obligon me shumë gjëra tjera. Sepse ai i cili e thotë atë fjalë, atij menjëherë i obligohet ta lë fenë e tij të deritashme, e të futet në fenë e re, i obligohet namazi, agjërimi, zekati, haxhi etj. Femrës i obligohet mbulesa. Pastaj ju ndalohet të gjithëvealkooli, prostitucioni, ryshfeti, zullumi, mishi i derrit etj. E tona këtu dhe gjëra tjera ishin shkak që mekasit mos ta pranojnë islamin, andaj edhe ishin në gjendje që të bëjnë edhe luftë, por jo edhe ta thonë qoftë edhe vetëm shahadetin. Ata e dinin fort mirë se e vërteta është një, e dinin se islami nuk është vetëm me një të shqiptuartë shahadetit, por se është program jete. Ata e kuptonin shumë më mirë islamin sesa një numër i madh i qytetarëve tan, në veçanti të ashtuquajturve intelektual dhe atyre që merren me media, të cilët jo rrallë herë devijojnë të vërtetën duke e ndarë islamin në minimal e maksimal, duke i etiketuar ata njerëz , në veçanti rinin të cilët praktikojnë islamin dhe donë të bëhen mysliman të devotshëm, si radikal dhe ekstremistë. Po edhe neve si predikues e hoxhallarë se po tentojmë një islam radikal (maksimal). E kinse ka qenë dashur që ne si shqiptar dhe evropian të mjaftojmë me një islam minimal, i cili në realitet nuk ekziston fare. Është interesant se gjithmonë njerëzit kanë luftuar dhe kundërshtuar islamin, janë munduar që mos ta lënë atë të përhapet, duke e konsideruar atë si fe të vrazhdë, si fe e cila përçan familjen, e tjerë e tjerë, por nuk e kanëndarë në islam minimal e maksimal, por e kanë luftuar si të tërin. E sot përpos që ajo luftë vazhdon të jetë prezentë me të madhe, ka dal në pah edhe një rrymë tjetër e cila duke mos pasur aftësi dhe sukses që ta luftoj islamin si fe të plot, mundohen me metoda tjera ta luftojnë atë, e që kanë për qëllim mënjanimin dhe izolimin e atyre që thërrasin në një islam të shëndosh, të mirëfilltë ashtu siç ka zbritur dhe siç ka thirrur në te Pejgamberi a..s misionari i parë. Të atillët devijojnë të vërtetën, synojnë përçarjen e myslimanëve mes veti, ashtu siç synojnë ti lënë myslimanët mbrapa, ti lënë ata pa asnjë vepër të hairit, pa namaz, pa mbulesë, pa xhamia, pa mësim besim, e në anën tjetër zhveshur, e lakuriqësuar, me alkool e prostitucion, e tjerë e tjerë. Bile ata synojnë edhe më shumë se kaq,synojnë që ata myslimanti cilësojnë si të dëmshëm për kohën dhe vendin, andaj sipas tyre edhe duhet kundërshtuar dhe luftuar me tërë potencialin që e kanë.Por natyrisht se nuk do t’ia arrin asnjëherë. E ne ju themi atyre ashtu siç ju ka thënë Pejgamberi alejhiselam krerëve mekas: ne jemi misionar të cilët kemi synim tua sqarojmë njerëzve këtë islam si të tërin, të plot, e kush sa merr prej tij është çështje e tij personale. E ju që na kundërshtoni dhe na luftoni, nëse doni ta pranoni këtë fe e që është në të mirë tuajin për këtë dhe botën tjetër, mirë se vini. Por nëse nuk doni dhe vazhdoni ta luftoni e kundërshtoni këtë fe, atëherë neve nuk na mbetet tjetër pos të bëjmë sabër derisa Allahu të gjykoj mes jush dhe neve, e ta shohim pastaj se kush e pasur mirë e kush keq. Allahu na çoftë në hair, e deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum. Dr. Shefqet Krasniqi:Kërkesë legjitime e jo radikalizëm i fesë Në javën e kaluar pamë mijëra mysliman të cilët kishin ardhur jo vetëm nga Prishtina por edhe vendet tjera për ta falur namazin e Xhumasë tek sheshi mes kuvendit komunal dhe atij të kuvendit të Kosovës. Shumë ishte folur për atë namaz xhumaje, se athua do ta bllokojnë rrugën serish besimtarët mysliman, apo nuk do ta bllokojnë. Fal Zotit rruga nuk u bllokua, ashtu siç edhe i kemi porositur e këshilluar organizatorët. Por numri i pjesëmarrësve ishte edhe më i madh sesa herëve të kaluara. Sheshi në fjalë  ishte përplot i mbushur. Unë kalova aty pari duke shkuar në xhaminë time që të fali xhumanë, ani pse shumë doja të jem bashkë me ta, e pse jo edhe tua fali xhumanë por më duhej të jem patjetër në xhaminë time, ashtu që bile të paktën thash ti përshëndeti e tua japi një selam.  Aty pash njerëz nga i tërë vendi,  bile kishte njerëz edhe nga Presheva e Ulqini. Të gjithë rrinin qet dhe pritnin fillimin e namazit. Në anën tjetër disa dhjetëra veta të veshura me të bardha mbanin rendin dhe i rregullonin safat-rreshtat. Kishin ardhur thuajse të gjitha mediat, sepse pritej një përleshje e supozuar mes besimtarëve dhe forcave policore, siç pat ndodhur një javë më parë. Jam shumë i sigurt se shumë njerëz, në veçanti ata që e urrejnë islamin dhe myslimanët mezi kanë pritur që të ndodh ndonjë incident, sepse ata donë ta gjejnë çfarëdo shkaku e ta përqeshin islamin dhe myslimanët. Por kësaj radhe nuk ju shkoi uji në mulli, sepse rruga nuk u bllokua, gjumaja e fal, mesazhi shkoi në vend. e besimtarët treguan një maturi dhe edukatë shumë të mirë siç edhe janë të porositur fetarisht. Zaten ata kishin dalur për ta paraqitur një kërkesë legjitime e jo për të shprehur radikalizëm, siç u cilësua nga disa anti islamista. Kërkesën e besimtarëve për ndërtimin e një xhamie të madhe e përkrahën edhe zyrtarë të lartë qeveritarë  si dhe ata komunal, bile edhe ipeshkvi i kishes katolike të Kosovës, gjë kjo e cila na gëzoi sepse ata kanë kuptuar hakun-të drejtën. Por jo të gjithë përkrahën protestën, ani pse si kërkesë nuk munden ta kundërshtojnë , me gjithë atë nuk nguruan dhe i sulmuan muslimanët në mënyrë më të vrazhdë të mundshme, duke mos e u kursyer as kreun e BIRk-ut. Tendenca është që kësaj kërkese legjitime  ti jepet karakter politik në njërën anë, ndërsa në anën tjetër të lidhet me radikalizmin e fesë apo të përshkruhet thjesht si punë inati për shkak të ndërtimit të katedrales. Mirëpo të gjithë e dinë se asnjë nga këtu nuk janë të vërteta, por e vërteta është se nevoja e kërkon që qyteti jonë ta ketë një xhami të madhe dhe BIRK-u që pasluftës në vazhdim ka bërë kërkesë për një xhami të madhe, bile edhe atë para se të ndërtohet katedralja, por asnjëherë nuk ju janë përgjigjur. E njerëzit kanë vazhduar dhe vazhdojnë të falën në borë e shi. E krejt çka ka ndodhur tash është se kësaj kërkese i është bashkangjitur edhe shoqëria civile, e që ata janë xhemati ynë të cilët falën në shi e në borë. Asgjë më shumë nuk ka, njerëzit donë hapësirë për tu falur, këtu nuk ka far elementi tjetër. Pastaj edhe pse mendoj se e drejta nuk ka nevoj te spjegohet si negocion i të shtrembëres, prapë nuk mund ta le pa e cekur se eshte e çuditshme se ndertimi Katedrales nuk pati envojë te arsyetohej, as nuk u lidh me politik e as me tendenca propagandistike, ndersa ndertimi i nje xhamie ne një vend me shumicë absolute myslimane pershkruhet si gjthqka tjeter, pos si kerkes legjitime jo. Qudi puna e këtyre njerëzve! Si do qe te jete,pati shumë shkrime e debate gjatë tërë javës. Një ndër atu debate –ani pse me temë pak sa tjetër- ishte edhe debati që pata unë në televizionin publik RTK me një antropologe dhe një filozof, i cili ky i fundit haptazi u shpreh jo vetëm kundër protestuesve besimtar, por edhe kundër Kuranit e islamit duke e quajtur atë si të “shkretëtirës dhe diçka shumë të vjetër që kinse i ka skaduar afati”. Vërtetë ishte shumë banal dhe fyes. Nuk e di si ka mundur Kryeministri ta marr atë person si këshilltarë të tij, apo ndoshta ai bëhet i butë para tij dhe nuk ja paraqet këtu bindje të tij anti islame dhe anti kombëtare. Sido që të jetë nuk e lash bash rahat as unë, ani pse nuk mu epej rasti ta kundërshtoi gjatë, sepse do doja që te kem debat te veçantë me te dhe me tjerë të ngjashëm, por në kohë më të gjatë ku secili do kishim mundur ti sjellim faktet dhe argumentet tona. Por, me gjithë se pak mu dha mundesia ta kundërshtoi, prapse prapë ai mision u prit shumë mirë nga qytetarët dhe ne murrëm lëvdata të shumta, për çka falënderojmë Allahun xh.sh. Pati edhe debate tjera të shumta dhe shkrime në gazeta , inetrenet etj. Kishte nga tu që ishin pozitive duke folur realitetin, por kishte të atilla që ishin tepër ekstreme dhe radikale deri te dëshira për ti rrënuar të gjitha xhamitë. Të cilat që nga titulli vëreheshin se autorët e atyre shkrimeve mbjellin mllef të madh kundër islamit dhe myslimanëve. Në mesin e atyre shkrimeve që më preku bajagi si shumë ishte edhe shkrimi  i Akademik Mark Krasniqit me titull: “ Fetë e shqiptarëve nuk janë as kisha e as xhamia” i cili në mënyrën më të rënd të mundshme i kishte përqeshur çdo gjë çka ka të bëjë me islam, në veçanti nga ana e rinisë. Ai mund edhe mos ta do xhaminë dhe islamin, sepse fundja fundjes nuk është fe  e tij, bile ai nuk e ka dashur as kishën. Por mos të na thërret në shqiptarizëm e në atdhetarizëm sepse ai vet është ma së largu nga atu parime.  Zotëri Mark Krasniqi në pikëpamje teorike dhe formale, si në shkrime ashtu edhe me ligjërata vazhdimisht paraqitet si një patriot i devotshëm dhe shqiptar i madh, gjë që vërehet edhe në shkrimin e fundit. Mirëpo praktika dhe realiteti jetësor i tij dëshmojnë të kundërtën. Këtë mundë ta kuptoi çdo njeri që e di sa do pak biografin e tij. Ai shkruan shpesh për traditat dhe zakonet shqiptare, kombëtare dhe fetare, mirëpo  ai është ndër të parët që i ka thyer këtu zakone , ngase është martuar me serbe. Për të qenë tragjedia edhe më e madhe, ky “patriot” nuk arriti ta edukoi vajzën e tij në frymën e traditave shqiptare, por ajo u serbizua duke u martuar me një serb të Beogradit. Gjatë sundimit kriminal të Millosheviqit kjo vajzë e akademik Mark Krasniqit ka punuar në  “Dafina bankë” të Qipros e cila i ndihmonte financiarisht rexhimit të tij gjatë ofenzives ushtarake në Bosnjë dhe Kosovë. Pra ky zotëri në vend se ta shtoi farën e shqiptarëve, ka shtuar farën e serbëve dhe në shtëpinë e tij më shumë është folur gjuha serbe sesa ajo shqipe. Në anën tjetër gjatë karrierës së tij shumë vjeçare akademik Marku patriotizmin dhe  shqiptarizmin e tij , praktikisht me asgjë nuk e ka vërtetuar. Gjatë sundimit fashist italian në kohën e Musolinit ka qenë kryetarë i komunës së Strellcit, pastaj ka kaluar në anën e komunsitave dhe ka marr pjesë në mbledhjen famkeqe të Prizerenit në vitin 1945 në cilësinë e delegatit ku tradhtisht u votua që Kosova ti bashkëngjitet Serbisë dhe të shkoi me Beogradin, në vend se ti bashkëngjitet Shqipërisë e të shkoi me Tiranën, siç ka qenë marrëveshja gjatë luftës në mbledhjen e Bujanit mbajtur në fund të vitit 1943 dhe fillim të vitit 1944. Si shpërblim për këtë ai shkoi në Beograd ku kreu fakultetin dhe u punësua si asistent, për tu kthyer më pas si profesor në Prishtinë. Tanë kohën ka luajtur rol patrioti a në realitet kurrë nuk ka qenë patriot. Gjithmonë ka qenë i përkrahur dhe i mirëpritur nga pushtetet aktuale, që nga ai fashist, deri te ai komunsit, titist, pastaj serb, e në fund kinse “demokrat” duke formuar partinë fetare demokristiane, për tju bashkuar më vonë LDK-ës, e më pas edhe LDD-ës. Kjo është më së paku çka mundë të thuhet për atë njeri i cili merr guxim dhe i fyen djemt dhe vajzat që praktikojnë obligimet fetare. A në realitet mjekra dhe mbulesa- që ai shumë i urren- janë edhe parime të fesë së tij, sikur të kishte ai fe, por kurrë nuk pati e as nuk ka. Andaj për fund e thërras Zotëri Markun që ta thotë shahadetin para se me vdes, se ende nuk ju ka bërë vonë. E nëse jo, atëherë bile le të na lenë të qetë neve se ai ma së paku meriton të na tregojë për shqiptarizëm, për fe dhe për atdhe. Deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum   Dr. Shefqet Krasniqi: Kur shkelet e drejta Në javën e kaluar ishim dëshmitarë të një përleshjeje të vogël në mes policisë dhe xhematit të cilët kishin dalë ta falin xhumanë në rrugë, mu në vendin ku dolën një javë më parë tek Xhamia e Çarshisë, dhe atë në shenjë proteste ndaj Kuvendit Komunal të Prishtinës që tash e sa vite nuk jep një parcelë për ndërtimin e një xhamie të madhe diku në qendër të qytetit. Javën e parë policiaju pati dhënë leje për bllokimin e rrugës, bile patën ardhur edhe individë nga policia për ta mbajtur rendin dhe për ta mbyllur rrugën, për çka i pata falënderuar edhe haptazi për atë gjest human dhe shumë njerëzor. Por kësaj radhe nuk ndodhi e njëjta gjë. Kësaj radhe policia nuk dha leje për mbylljen e rrugën, e xhemati duke menduar se prapë do të kenë mundësi ta bllokojnë rrugën vendosën që të falën në rrugë. Policia erdhi para namazit të xhumasë, u mundua t’i bind se duhen shpërndarë. Xhemati nuk ju përgjigj kërkesës së policisë, donin që vetëm farzin e xhumasë ta falin në rrugë që nuk do të merrte më shumë se pesë minuta, e pastaj menjëherë të shpërndahen. Por, nuk hasën dot në mirëkuptim dhe as që gjetën kompromis me policinë, e cila mu në kohën kur xhemati hyn në namaz ndërhynë duke i penguar

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …