Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se rritja e pagave në sektorin publik po merret më shqetësim nga bizneset

Kryetari i BSPK-së u prit në një takim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës, në të cilin takim u diskutua lidhur me finalizimin e:

Marrëveshjes kolektive;

Pagës minimale në vend (250 Euro);

Zbritjen e pragut të njohjes së të drejtës në pension të plotë: nga 15-të në 10-të apo në më pak vite ose pensioni të paguhet sipas kontributeve të paguara; Rritja e koeficientit të pagesës në Ligjin e pagave  në 30% për Arsimin.

Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja njofton se Kryeministri i vendit shprehi gatishmëri për zgjedhjen e çështjeve të shprehura nga BSPK-ja dhe i njëjti deklaroj se janë të realizueshme ashtu siç deklaroj edhe Kryesindikalisti i Kosovës z. Ajdini, se format e presionit sindikal nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …