Komuna e Vitisë përfiton mbi 105 mijë euro në ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës

Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës që u mbajt në Prishtinë. Ky grant është një mekanizëm që është themeluar dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet së bashku me projektin DEMOS të Helvetas Swiss Intercooperation. Komuna e Vitisë është në mesin e 19 Komunave të Kosovës që është përfituese e këtij granit. Kurse shuma të cilën e ka përfituar komuna e Vitisë është mbi 105 mijë euro. Përndryshe Komisioni i Grantit për Performancë ka vlerësuar se Komuna e Vitisë, ka përmbushur kriteret e nevojshme për të qenë subjekt përfitues nga ky grant mbështetës pasi që ka marrë opinionin e pamodifikuar me theksim të çështjes nga Auditori i përgjithshëm, duke tejkaluar shpenzimin e buxhetit në investime kapitale prej mbi 75% por ka përmbushur edhe disa kritere të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …