Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pesë vendime sa i përket sigurisë dhe krimit të organizuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për medie u deklarua për pesë vendimet që ka marrë qeveria lidhur me  ndryshimet ligjore, sa i përket sigurisë dhe krimit të organizuar. Ai tha se qeveria ka marrë iniciativë të forcojë sigurinë në shkolla, duke shtuar oficerë sigurie në 150 shkolla, duke siguruar një hallkë të munguar në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike deri në funksion të parandalimit të fenomeneve të dhunës.  “Kemi vendosur të nisim zbatimin e programit të ri për oficerët e sigurisë në shkollat e vendit. Fillimisht ky program u pilotua me rezultate të kënaqshme të konfirmuara nga komuniteti i mësuesve, nga komuniteti i prindërve dhe nga policia e shtetit. Nga 15 shkolla tani do të shtrihet në 150 shkolla – gjimnaze kryesisht, ku do të fillojnë punën menjëherë 150 oficerë sigurie të trajnuar enkas për këtë program”, ka bërë të ditur kryeministri.  Qeveria e Shqipërisë po ashtu ka vendosur të ndërmarrë një ndryshim ligjor për të dyshuarit apo për të dënuarit të përfshirë në krim të organizuar apo edhe organizata terroriste, të cilët do i nënshtrohen një regjimi të ri shumë të rreptë izolimi dhe monitorimi, duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe të vuajtjes së pjesës së dënimit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …