David McAllister

David McAllister ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian dhe raportuesi për Serbi, David McAllister, ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave, prej kur institucionet punuan fort në përmbushjen e kritereve. McAllister gjatë vizitës që e ka bërë fundjavën që shkoi në Prishtinë, në të cilën takoi presidentin, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, shkruan Schengenvisainfo. “Institucionet e Kosovës kanë punuar fort për të përmbushur të gjitha kriteret dhe tash është koha që të kryhet liberalizimi i vizave”, ka thënë McAllister duke shtuar se ka vende që ende kanë dyshime për këtë. “Ka disa dyshime nga disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, por jam i vetëdijshëm që pritjet në Kosovë janë të mëdha” ka thënë ai, duke thirrur liderët kosovarë se është koha për të treguar për përpjekjet e bëra para anëtarëve të vendeve që kanë shqetësime lidhur me këtë. McAllister ka prekur edhe çështjen e zgjerimit të BE për Ballkanin, duke shtuar se shumica e anëtarëve të Parlamentit Evropian përkrahin procesin e zgjerimit “ për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, që ka thënë se ka perspektivë evropiane.

Burimi…

McAllister: Kosovo deserves visa liberalization

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …