Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Kosova dhe Spanja në ballafaqim politik dhe ekonomik

Bllokadat ekonomike shpeshherë janë më të suksesshme se  lufta. Mu për këtë edhe njihet si luftë ekonomike. Sot shembulli i SHBA-ve dhe Kinës etj.

Qysh pas luftës së dytë botërore bllokadat ekonomike ishin intensifikuar si mjeti më efikas për t’iu shmangur konflikteve ushtarake. Kësaj radhe do shkoqitur atë nga viti 1980, sepse ishte ky një vit i krizave të thella politiko-ushtarake. Në atë kohë ishin dy blloqe ushtarake,ai NATO-s dhe i ish BRSS. I vetmi shtet që mund ti dilte në ball ish BRSS-ës ishte SHBA-ja. Në atë kohë në SHBA, si president ishte zgjedhur Ronald Regani. Ai më parë ishte një artist i filmave western, dhe njihej në Botë si :”kaubojsi”, pakëz më vonë u bë edhe atentat ndaj tij. Por hapin  më të rëndësishëm e ndërmori  duke aplikuar bllokadën ekonomike ndaj ish Bashkimit Sovjetik, e cila në atë kohë paraqiste rrezik permanent për Botën, sikur ishte okupimi i Afganistanit, doli të jetë ky hap mjaft efikas. Këto masa shumë shpejtë dhanë efektin pozitiv, duke e shpërbërë Bashkimin Sovjetik.

Kosova pas Luftës së Dytë Botërore, për veq Shqipërisë,  shpresonte edhe në  ish-Gjermaninë Perëndimore.  Për shtetet tjera, ishte shum pak e njohur, mos të themi anonime.

Por Kosovës në fund të viteve 80-ta, i kanosej rreziku nga Serbia me në krye kasapin e ballkanit Millosheviqin. Rasti Kosovës veq filloi të internacionalizohët, sepse rreziku nga ky kriminel ishte më se qartë , se ai do të shkaktoj gjak-derdhje. Nga ky moment si aleat i fuqishëm i Kosovës del SHB-ja, me në krye Xhorxh Bushin e vjetër, i cili i pari e kërcnoi Millosheviqin, me atë fjalin e tij të famshme: “Mos e kalo vijën e kuçe”. Por fat i madh ishte se me demokratizimin e Rusisë, më nuk paraqiste ndonjë rrezik për Botën. I vetmi rrezik tani ishte Serbia me Millosheviqin. Bota në krye me SHBA-n, filluan t’i aplikojnë masat e bllokadës ekonomike të njohura në atë kohë si embargo në të gjitha sferat e jetës. Madje për ato embargo votonte edhe Rusia. Me keç-ardhje duhë të ceket se i vetmi në Botë që nuk e përfilli këtë embargo ndaj Serbisë, ishte Sali Berisha.

Por me ardhjen e Xhorxh Bushit të ri në pushtet , gjërat politikisht filluan të marrin një kah jo edhe aç të mirë sepse ai fillimisht e sulmon Irakun, ishte një sulm pa pëlqimin e KS të KB. Këtu u bë një zhurmë e madhe në tërë Botën. Kuptohët Rusia në atë kohë ishte ende në krizë të thellë ekonomike, që i vuante pasojt bllokadës ekonomike disa dekada më parë, ku reagimet e saja thuaja se ishin të pa përfillëshme. Por kësaj radhe më e zëshmja ishte Franca, e cila hapur e akuzoi presidentin Xhorxh W Bush dhe SHBA, mirëpo as Anglinë nuk anash-kalonte. Kundërshtimet ishin aq të zëshme nga Franca, sa që Xhorxh W Bushit iu desht t’i aplikoj bllokadë ekonomike  Francës. Nga kjo bllokad  për një kohë të shkurtër i shkatoi humbje kapitale ekonomisë franceze. Por pas disa kohësh ISIS-i e sulmon Francën me një aksion terrorist, me ç’rast Franca krejtësisht iu kthye SHB-ve dhe Anglisë. Kulminacioni i këtij afrimi të Francës ishte ardhja si president i Francës Nikolla Sarkozi, ai në një shkollë kishte thënë: “kjo hartë e Evropës duhët të ndryshohët sepse do të kemi një Shtet të Ri Kosovën”. Mos ta mirrte një hap të tillë Franca do të përjetonte një kolaps ekonomik.

Kosova përsëri në qendër të vëmendjes botërore, ajo përgadiste shpalljen e Pavarësisë, UDB-ja serbe, mundohej ti marr informacionet se kush qëndron prapa kësaj shpallje të Pavarësisë. Por kjo shumë shpejt u zbulua sepse ish-Presidenti i SHBA-ve Xhorxh W Bush në Krujën e Skënder Beut tha: ” Çka eshtë, mjaft, mjaft, Kosova duhë të jet e Pavarur”. Dhe pas kësaj deklerate famoze, alarmohët Serbia  me ç’rast presidenti serb shkon në Rusi për të kërkuar ndihmë nga Putini.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, menjëherë fillojnë edhe njohjet nga e gjithë Bota. Por kuptohët me kënaqësi pritej njohja nga SHBA-ja, nuk vonoi shumë ajo erdhi. Në radhë ishin njohjet nga Evropa Perëndimore, edhe ato nuk vonuan erdhën. Por  befasonte  Spanja, kur të gjithë prisnin se ajo shumë shpejtë do ta njohë Pavarësinë e Kosovës, këtë nuk e bëri. Fillimisht mendohej se Spanja po heziton për shkak të Katulunisë dhe Baskisë, mirëpo as ky nuk ishte shkaku. Koha sa vinte Spanja lëre që nuk e njihte Pvarësinë e Kosovës, por shkonte edhe më largë e pengonte edhe në mbledhje ku duhej të merrnin pjesë edhe institucionet e Kosovës. Duhët potencuar se nuk ishte befasi vetëm Spanja, për mos-njohje të pavarësisë, befasi e pa pritur ishte mos-njhja nga shtetet Arabe, Izraeli  dhe Vatikani. Madje ç’është më e keqja amabasadorët këtyre shteteve në Beograd thonin Kosova është e Sërbisë.  Por prap se prap befasia më e pa-pritur për të keç  ishte ajo e Spanjës.

Pas këti akti të papritur nga Spanja lidhur me mos-njohjen e pavarësisë së Kosovë, bota demokratike filloj ti ftohë marrëdhënjet me Spanjën, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

Gjatë kësaj krize ekonomike në Spanjë filluan të shfaqen probleme nga më të ndryshmet. Fillimisht ajo nisi  një krizë politike me Anglinë, ku e kontestonte Gjibraltarin nën juridiksionin Britanik. Shkoi aq larg, sa që filluan edhe ti shantazhojnë banorët e Gjibraltarit, të cilët hapur kërkuan ndihmë nga MB. Anglia merr vendim që ta dërgoi flotën ushtarake, me ç’rast e qetëson situatën. Por Spanja kurrsesi të dali nga kriza, tashi në sipërfaqe doli Katalunia e cila me referendum të suksesëshëm shpalli pavarësinë nga Spanja…

Spanja për shkak të Kosovës, aktualisht është duke përjetuar një krizë të thellë ekonomike. Ku në këtë krizë në Spanjë më të prekurit janë shtresat e larta, të cilët u iknin taksave, term i njohur në ekonomi si evazion fiskal. Ndër të parët që fshihnin taksat nga shteti ishin ata të familjes mbretërore. Kjo krizë pastaj shpejt u përhap edhe në sport, sidomos në futboll. Nuk ka sportist me famë në Spanjë që nuk është përfshirë nga shmangëja e taksave. Në pa mundësi që të ceken të gjithë, duhët vequar dy futbollistë më të famëshëm botërorë Lionel Messin dhe Kristiano Ronaldon . Pastaj për t’i humbur gjurmët Ronaldo i famëshëm, bën  kalimin spektakular në Juventus të Torinos . Ai këtë kalim e ka bërë vetëm për ti ikur taksave nga Spanja.

Në këtë krizë të thellë  ekonomike që ndodhët sot Spanja, i vetmi shkas është mosnjohja e Pavarësisë së Kosovës . Dhe për deri sa Spanja nuk po e njehë Kosovën, ajo le ti bartë pasojat ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …