RKL: Shtëpia e verdhë e inskenuar, Maçkatica ende e pa hetuar

“Shtëpia e verdhë” në Burrel është inskenim dhe pjellë e zezë e  shërbimi sekret serb, e disa bashkëpunëtorëve shqipfolës në shërbim të Serbisë, disa dezertorëve të UÇK-së, ( emrat e disave  edhe dihen)  një segment i strukturave hetimore brenda LDK-së, ( sidomos nga dega e Eqrem Kryeziut të Prizrenit) që ka vepruar në këtë drejtim qysh gjatë kohës së luftës, pastaj, gazetarët e BIRN-it, veçmas, Jeta Xharra,  e cila e ka aktualizuar këtë gënjeshtër sa e sa herë në medie, sipas porosisë së rrjetit të cilin i shërben, disa gazetarë të Tiranës, si  Altin Raxhimi, Vladimir Karaj e të tjerë.


Një shërbim të veçantë  përhapjes së këtyre gënjeshtrave i  kanë bërë: Koha Ditore, Gazeta Ekspress, Zëri dhe disa gazeta në Shqipëri.


 


Nga gazetarët dhe politikanët e huaj, që janë marrë shumë me këto gënjeshtra janë:


Carla del Ponte, në bashkëpunim me Beogradin, kishte pranuar të merrej me këtë gënjeshtër të kurdisur, pasi ishte përzënë nga Tribunali, për shkak se i kishte zhdukur dosjet që flisnin për implikimin e regjimit të Milosheviqit në Masakrën e Srebernicës, krimet  e luftës dhe gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci.


Dick Marti, një prokuror i shitur te serbët, i blerë me para të majme.


Michael Montgomeri, një gazetar anglez, pro serb, i cili me rastin e rënis heroike të jasharëve më 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishte botuar një shkrim fyes e poshtërues për të rënët.


Nga serbët


Arkan,


Sheshel,


Milosheviq,


Bruno Vekariq e të tjerë.


 


Sajimi i kësaj gënjeshtre është bërë me nismën e regjimit serb të kohës së Milosheviqit, me qëllim për të fshehur krimet dhe zhdukjen e provave, sikur është rasti i djegies së mijëra trupave të shqiptarëve të kidnapuar gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe të masakruar e mëpastaj të zhdukur nëpër lumenj, në Dedinje dhe  në shumë vende të në Serbi, veçmas në shkritoren e Maçkaticës, ku regjimi kriminal serb, pasi u kishte marrë organet, kishte  djegur qindra trupa, me qëllim për të humbur gjurmët, meqë varrimi i trupave të tillë, herokur do të zbulohej me rastin e rivarrimit.


 


Dosja “Shtëpia e verdhë” është instruktuar për të fshehur mizoritë e kryera nga regjimi kriminal serb në Maçkaticë.


Djegien e kufomave të shqiptarëve, duke u mbështetur në shumë të dhëna e kanë iniciuar disa OJQ në Serbi, por janë detyruar ta heshtin, me urdhër nga lartë.  Dosjen “Maçkatica”, me të cilën nuk merret Tribunali  Hagës as Këshilli i Evropës, madje as organet e drejtësisë së Kosovës e kanë denoncuar:  Vesna Peshiq, Sonja Biserko, gazetari Sasha Stojkoviq e të tjerë.>>>


 


 


 


Kanë deklaruar kundër  instruktimit të “Shtëpisë së Verdhë”


 


 


Bernard Kushner, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari serb, në Graçanicë, në prill të këtij viti


 


-Shkëmbejmë organe?


-A jeni Ju i sëmurë? Ju mendoni se jam i tillë! Mos besoni për gjithçka çfarë thuhet! Dmth. Rada dhe Unë kemi vjedhur kufoma dhe organe! Nuk jam kaq i mjerë”, reagoi Kushner.
Më pas u pyet se cili ishte qëndrimi i tij në rastin “Shtëpia e Verdhë” në Burrel, ku sipas dëshmitarëve serbë, u janë marr organet serbëve të rrëmbyer, Kushner u përgjigj:


-Shtëpia? Çfarë është kjo  “Shtëpia e verdhë”? Pse “e verdhë”? Në Shqipëri. Zotëri, juve u  duhet një kontroll mjekësor


 


Deklarata e UNMIK-ut


Zëdhënësi i UNMIK-ut, Russell Geekie, ka thënë se dosja e hetimeve të Burrelit, që i është dorëzuar Prokurorisë në Beograd dhe EULEX-it, nuk përmban asgjë të re. “Kjo dosje ka të bëjë me hetimet e bëra nga Tribunali i Hagës në vitin 2004, të cilat i kishte mbështetur UNMIK-u, duke ofruar ndihmë, p.sh. në mjekësinë ligjore. Siç e dini Gjykata e Hagës në atë kohë nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të vazhduar hetimet. Ne, natyrisht, e kemi ruajtur këtë dosje dhe ia kemi dorëzuar prokurorisë së EULEX-it”, ka sqaruar zëdhënësi i Misionit të OKB-së, Russell Geekie. Rihapjen e hetimeve për krimet që dyshohet të jenë bërë në veri të Shqipërisë, përveç Serbisë, e ka kërkuar edhe Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit për Kosovën. Çështja u hap pasi kryeprokurorja e Hagës, Carla Del Ponte, në librin e saj “Gjuetia” të botuar vitin e kaluar. Në raportin e Komisionit Evropian thuhet se autoritetet në Kosovë nuk i kanë hetuar deklaratat e marra për trajtim jonjerëzor dhe marrje të paligjshme të organeve të disa personave në veri të Shqipërisë.


Reagimi i Prishtinës


Sipas BBC, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Nekibe Kelmendi tha se “Tri herë janë bërë hetimet dhe kanë dhënë rezultate negative për Serbinë e pozitive për ne. Hetimet kanë treguar se nuk ka ekzistuar një dhunë e tillë. Është e pamundur të ndodhë diçka e tillë, sidomos siç prezantohet në librin e ish-kryeprokurores Carla del Ponte”, tha Kelmendi. Ajo shtoi se del Ponte nuk ka fakte që dëshmojnë për kryerjen e krimeve të mundshme në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”, por është bazuar mbi shkrimet e disa gazetarëve. “Sikur të kishte diçka të vërtetë, ajo ka qenë në postin e prokurores dhe do të ndërmerrte vetë diçka apo do ta rihapte hetimin”, tha ministrja Nekibe Kelmendi.


Reagimi i të KMDLNJ-së


 


Në një reagim publik të KMDLNJ-së thuhet se  vazhdimit të fushatës së të ashtuquajturës “Shtëpi e Verdhë” ju shtua edhe një raport i një parlamentari të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ky dokument i përgaditur nga Dick Marty, hulumtues për “të drejtat e njeriut” i Këshillit të Evropës është vetëm një riciklim apo përsëritje e akuzave të mikes së tij, ish kryeprokurores së Tribunalit të Hagës znj. Karla del Ponte, por është plotësuar edhe me akuza tjera. Akuzat shkojnë deri në atë masë sa që shndërrohen edhe në elemente të racizmit kundër kulturës së shqiptarëve dhe të vet shoqërisë kosovare. Kështu thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.


Pas ekzibicioneve të shumta mediale të ish kryeprokurores së Tribunalit të Hagës dhe pas involvimit të drejtpërdrejtë të Serbisë (me kërkesën e saj, Serbisë pra), Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përmes këtij hulumtuesi “për të drejtat e njeriut” riaktualizon këtë çështje duke kërkuar hetime ndonëse hetimet paraprake nuk kanë dhënë prova që do të mbështetnin akuzat e Karla del Pontes të bëra publike në librin aurobiografik të saj “Lufta ime”! Qëllimi prandaj është politik!


KMDLNJ mendon se ky raportues i autorizuar nga Asambeja Parlamentare i Këshillit të Evropës po përpiqet që përmes këtij dokumenti në formë të raportit të atakon në shumë adresa politike brenda dhe jashtë Kosovës duke i kompromituar ato.


“Raporti është i mbushur me konstatime ofendusese, denigruese, linçuese dhe raciste për politikën e Kosovës dhe politikanët e saj. Raporti është i drejtuar kryesisht kundër ish UÇK-së dhe drejtuesve të saj, politik dhe ushtarak! Raporti në fjalë nuk amniston asnjë politikan kosovar, nuk amniston asnjë forcë politike dhe nuk amniston qytetarë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Raporti i amniston kriminelët e vërtetë!”.


KMDLNJ mendon se drejtësia ndërkombëtare dhe sidomos sistemi kontinental Europian është vënë në lajthitje. Ky zyrtar, prokuror me profesion (nëse ka fakte) duhet të ofrojë prova para Prokurorisë Speciale të Kosovës. Gjithashtu, nëse provat e tij kundër ish UÇK-së dhe drejtuesve të saj tregohen të qëndrueshme atëherë duhet të paditet edhe ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, znj. Karla del Ponte për shkak të mëshehjes së veprave kriminale.


KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon që të hetohen të gjithë ata që janë përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër civilëve si dhe ata që janë përgjegjës për zhdukjen e civilëve. Aktualisht llogariten si të pagjetur 1823 persona të të gjitha nacionaliteteve ndërsa pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë. Zbardhja e fatit për personat e pagjetur nuk duhet të politizohet apo të ngjyroset me përkatësi etnike por duhet të trajtohet ekskluzivisht nga pozitat e të drejtave të njeriut!


“Shtëpia e Verdhë në Burrel është shpikje e Karla del Pontes dhe akuza për kinse vrasjen e serbëve si dhe trafikimi me organe të tyre është një akuzë monstruoze që nuk dallon shumë nga gjendja e një të çmenduri! Aq më parë kur kemi parasysh faktin se në kohën kur përflitet për këtë krim nuk ka pasur as resurse profesionale, logjistike e as kushte minimale higjienike për operacione të tilla”, thuhet në reagim.


 


Kundër këtij instruktimi të regjimit serb, i cili ka përkrahjen e disa shteteve të fuqishme të Evropës dhe veçams të Rusisë, deri tanë janë deklaruar publikisht:


 


Jakup Krasniqi, kryetar aktual i vendit dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës


Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.


Agim Çeku ish shef i SHP të UÇK-së.


Shoqatat e luftës së UÇK-së,


Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë


Jeozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë


 


 


Deklarata të tjera lidhur me aktualizimin e kësaj dosje të paqenë, por që është hapur nga qarqet antishqiptare,  me qëllim për t i krijuar favore Beogradit zyrtar në bisedimet e ardhsme me Serbinë


 


Duke u thirrur në burime brenda zyrës së përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Keterine Eshton, gazeta serbe “Blic”njofton se Brukseli nuk do të ndikohet nga Raporti i Dik Martit dhe nuk do ta pengojë kryeministrin, Hashim Thaçi për ta formuar qeverinë e re. Formimi i Qeverisë së re, bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe raporti i Këshillit të Evropës janë dy procese të ndara  dhe pavarësisht raportit të Dik Martit, kjo çështje nuk do të pengojë në këto procese. Çdo kush para se të dënohet është i pafajshëm. Bashkimi Evropian tani pret që së shpejti të përfundojë procesi zgjedhor në Kosovë, të hetohen të dyshuarit e përfshirë në korrupsion dhe të krijohet një qeveri e re me mandat evropian, është cituar të ketë deklaruar, zëdhënësja, Maja Kocijançiç.


 


Zëdhënësja e misionit EULEX, Kristina Herodes, ka deklaruar se edhe pse  hetuesit e këtij misioni kanë zhvilluar hetime , ata nuk kanë gjetur asnjë të dhënë që të sugjerojë se në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë” në Shqipëri janë kryer operacione kirurgjike me qëllim heqjen dhe trafikimin e organeve njerëzore, sikur pretendon raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti. Zëdhënësja, Herodes ka shtuar më tutje se hetuesit dhe prokurorët për krimet e luftës kanë hetuar çështjen e “shtëpisë së verdhë”, por nuk kanë gjetur dëshmi, apo të dhëna që do të na bënin të besojmë se në atë lokacion janë kryer transplante të organeve. Hetuesit nuk kanë gjetur prova as për kryerjen e aktiviteteve të tjera kriminale në këtë shtëpi, ka theksuar zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes.


 


Duke u bazuar në akuzat e sajuara dhe shpifjet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, sipas të cilit, gjatë luftës çlirimtare në Kosovë në një të ashtuquajturë “Shtëpi të Verdhë” në veri të Shqipërisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mbajtur rob të luftës të cilëve iu ka marr organet me qëllim të shitjes së tyre, mjeku serb, Zoran Stankoviq ka theksuar se akuzat e tilla janë të paqëndrueshme. Eksperti i mjekësisë ligjore, iu ka deklaruar medieve të Serbisë se për të bërë dicka të tillë, sikur pretendon dhe akuzon Dik Marti, duhet një grup specialistësh i përbërë nga të paktën 50 vetë. Ai ka thënë më tutje se me sa kam parë unë, në “Shtëpinë e verdhë”, nuk ka pasur kushte që dikush të kryejë transplant organesh. Që transplanti të jetë i suksesshëm nevojiten kushte sterile për punë, pajisje dhe mjekë të stërvitur. Gjithashtu, para ndërhyrjes duhet bërë tipizimi i organit. Pasi organet nxirren nga trupi duhet një kohë e caktuar për të bërë transportin e tyre, ka nënvizuar mjeku Stankoviq.


 


Organizata e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës


 


Organizata e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë deklaruar se raporti i trilluar dhe me deklarata raciste nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, është vazhdimësi e deklaratave antishqiptare të ish Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë përkujtuar se të gjitha këto shpifje, bëhen nga qarqe të caktuara e që kanë për qëllim ta barazojnë krimin e gjenocidin e ushtrisë jugosllave me luftën e lavdishme për liri të popullit shqiptar të udhëhequr nga UÇK-ja. E tërë kjo luftë e tmerrshme kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në bashkërendim me politikën Serbo-Ruse e cila po përdoret në dëm të Kosovës, procesit shtetndërtues dhe popullit shqiptar në përgjithësi. >>>


Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ‘Raportuesit të Këshillit të Evropës’ dhe të gjithë atyre që merren me shpifje të ndryshme, ia bëjnë të ditur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenari kombëtare dhe se kurr nuk do të lejojnë shkeljen dhe nëpërkëmbjen e saj…


 – Serbia si shtet okupues ka bërë krime, masakra dhe gjenocid ndaj popullit të shumëvuajtur shqiptar të Kosovës;


– Vendi ynë ka qenë i robëruar dhe për këtë qëllim është bërë luftë çlirimtare ku nga radhët e saj kanë rënë mijëra dëshmorë, kanë mbetur mijëra invalidë dhe janë vrarë mijëra civilë ndërsa nga radhët e pushtuesit janë vrarë me mijëra policë, ushtarë dhe mercenarë;


– UÇK, si ushtri çlirimtare është njohur nga bota demokratike që nga 28 qershori 1998;


– OVL të UÇK-së, si përfaqësuese e luftëtarëve, është anëtare në Konfederatën Evropiane të Veteranëve të Luftës dhe në Federatën Botërore të Veteranëve.


“Ne kërkojmë që, të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kriminal i cili sponzorohet nga Serbia, për shpifjet e tyre të ndjeken penalisht nga drejtësia ndërkombëtare si dhe t’iu ndalohet përjetë hyrja në territorin e Republikës së Kosovës. Shpresojmë në reagime sa më konkrete të organeve përgjegjëse në të kundërtën Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të inicojnë procese që këta kriminelë të gjinden në bankën e të akuzuarve ashtu siç edhe e meritojnë, thuhet në reagimin e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


 


 


Vetëvendosja:  Nëse KE-ja dhe BE-ja dyshojnë në Hashim Thaçin le ta vendosin para drejtësisë


 


Raportuesi zviceran i Asamblesë së Këshillit të Evropës, Dik Marti ka paraqitur raportin e tij lidhur me pretendimet se pjesëtarët e UÇK-së paskan keqtrajtuar njerëz dhe paskan trafikuar organe njerëzore. Këto pretendime po shpalosen në vazhdën e dyshimeve dhe përbaltjeve të ngritura nga ish kryeprokurorja e Gjyqit të Hagës, Carla del Ponte. Në mesin e atyre që apostrofohen si protagonistë të veprimeve të tilla çnjerëzore dhe të lidhur me krimin e organizuar përmendet edhe ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.


Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se pretendimi për ta njollosur UÇK-në, kësaj radhe nëpërmjet Hashim Thaçit, është tendencë e turpshme dhe e papranueshme, që synon ta degradojë në aktivitet të ulët e kriminal luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. UÇK-në nuk mund ta njollosë kush përmes Hashim Thaçit, apo cilitdo individ. Pavarësisht faktit që persona të caktuar mund ta kenë keqpërdor luftën fisnike çlirimtare me qëllime të pastra për përfitime personale, kjo nuk mund të përzihet me përpjekjen e popullit tonë për liri, një përpjekje fisnike për të dalë nga prangat e dhunës e për t’i shpëtuar shtypjes e spastrimit etnik.


UÇK-ja i përket sublimimit të luftës dhe sakrificës historike të shqiptarëve për çlirim, 2,500 dëshmorëve të luftës së fundit, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës. Kushdo që mund ta ketë keqpërdorur UÇK-në, nuk mund të fshihet pas UÇK-së.


Në anën tjetër, nëse KE-ja dhe BE-ja dyshojnë në Hashim Thaçin, le të mos e shfrytëzojnë atë vetëm sa për ta njollosur UÇK-në. Dhe në vend që ta trajtojnë atë si partnerin e tyre kryesor strategjik në mbajtjen e stabilitetit në kurriz të popullit të Kosovës, le ta vendosin para drejtësisë. Ne druhemi se këto pretendime të Këshillit të Evropës nuk janë në funksion të drejtësisë, por gjithnjë drejt rritjes së trysnisë ndaj Hashim Thaçit për negociata dhe koncesione të reja me Serbinë për hyrjen e saj sa më të përshpejtuar në BE. Populli i Kosovës nuk ka pse ta paguajë çmimin e makinacioneve të stabilitetit rajonal nëpërmjet figurave politike të lidhura me krimin e organizuar ballkanik. Edhe bastisjet e EULEX-it nëpër ministri dhe shtëpitë luksoze të politikanëve, kurrë nuk u pasuan me drejtësi, por vetëm me presion politik në shkëmbim të dëgjueshmërisë.     


Të gjitha këto akuza, të cilat po mbesin vetëm akuza, po bëhen vetëm tash para negociatave me Serbinë. Boris Tadiqi tha se do të bisedojë me Thaçin përderisa nuk janë vërtetuar akuzat e KE-së. Gjithçka po tregon se Tadiqi po ia kthen Hashim Thaçit dashurinë.


Deklarata e Vetëvendosjes pretendon që sulmin, i cili po i bëhet UÇK-së dhe ish kreut të luftës, nga forcat antishqiptare të Del Pontes, Dik Martit, Qeverisë serbe dhe Kremlinit,  t’i paraqesë si


përpjekje  të njollosjes së UÇK-së përmes Thaçit, edhe pse dihet mirëfilli se kjo dosje është ngritur në kohën kur Hashim Thaçi ka qenë në opozitë dhe jo kryeministër i Kosovës. Riaktualizimi i kësaj dosjeje, nuk ka për qëllim shantazhimin e Thaçit, por diskreditimin e UÇK-së dhe të pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që bisedimet e ardhshme të Prishtinës me Beogradin të nisin nga pozicioni fillestar.


Sulmet kundër Thaçit në këtë moment, kur Dik Marti shkon në Moskë për të marrë instukcione të tjera lidhur me diskreditimin e pavarësisë së Kosovës  dhe kur Serbia ndihet shumë e kënaqur me riaktualizimin e këtij procesi, janë sulme të ulëta karrieriste, janë sulme të turpshme, të pa pikë dinjiteti, dhe kurdoherë të dënueshme kombëtarisht.  Ata të cilët për shkak të inateve të tyre politike, inetareve dhe urrejtjes personale apo për shkak se nuk e kanë marrë besimin e  elektoratit të Kosovës që ka dalë në votime,  mundohen që për humbjet e tyre të akuzojnë fituesit e zgjedhjeve, tregojnë të radhë të parë naivitet, mëri, urrejtje dhe agresivitet që nuk i sjellë asnjë të mirë Kosovës, por as shqiptarëve që u kanë falë besimin njerëzve të tillë.


Rreshtimi  në këto momente, kundër Thaçit dhe kundër kreut të luftës së UÇK-së, është i dëmshëm dhe i dënueshëm kombëtarisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …