Komuna e Malishevës ndërprenë asfaltimin e rrugëve në Banjë, për shkak të mos përmbushjes së standardeve

Komuna e Malishevës, përkatësisht zyrtarët përgjegjës komunal, kanë ndërprerë punën në asfaltimin e rreth një kilometri rrugë në fshatin Banjë, për shkak se operatori nuk i ka përmbushur kriteret e parapara, gjegjësisht për trashësinë dhe cilësinë e asfaltit. Kjo ka ndodhur të mërkurën, gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e kësaj rruge, nga ana e nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi dhe mbikëqyrësit të punimeve në këtë rrugë, Januz Krasniqi. Pas ndërprerjes së punimeve, në asfaltimin e rrugës në lagjet e Samadraxhëve dhe atë Telakëve, është urdhëruar operatori që të bëj përmirësimet e nevojshme, si për cilësinë e asfaltit, ashtu edhe në respektimin e kriterit për trashësinë e asfaltit. Nënkryetari Berisha, ka deklaruar se “nuk do të lejohet asnjë operator që të shkelë kriteret e parapara për projektet e caktuara”. Këtë zotim, se nuk do të lejohet shkelja e kritereve dhe që  punimet duhet të jetë cilësore dhe sipas standardeve, nënkryetari Berisha, e ka thënë në vazhdimësi në çdo inspektim të punimeve në projektet të cilat i realizon Komuna e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …