Deputetë turq, por edhe të tjerë në Maqedoni kanë kërkuar nga Presidenti që të refuzohet Dedaj si ambasador i Kosovës, edhe pse ka një kohë të gjatë që Gjergj Dedaj po pret të bëhet ambasador. Refuzimi lidhet me krahasimin që Dedaj u ka bërë turqve dhe myslimanëve me Serbët. Turqit por edhe të tjerët në Maqedoni kanë kërkuar nga Presidenti dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë të mos pranohet Dedaj, për ambasador. “Si parti turke jemi takuar me Presidentin Gyorge Ivanov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, në lidhje me mospranimin e Dedaj si ambasador dhe iu kemi dorëzuar kërkesën tonë që të mos pranohen letrat kredenciale të ambasadorit të emëruar të Kosovës në Maqedoni. Deri më sot përgjigja e autoriteve ka qenë pozitive. Ne mendojmë se Gjergj Dedaj nuk do të jetë ambasador i Kosovës në Maqedoni”. Por, nuk janë vetëm turqit që po e kundërshtojnë emërimin e Gjergj Dedaj ambasador në Maqedoni.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …