Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për media në lidhje me vendimin e kundërligjshëm dhe antikushtetues për ndryshim të kufijve administrativë mbi baza etnike mes komunës së Graçanicës dhe asaj të Fushë Kosovës. Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë, Albana Gashi foli për kalimin e këtij projekti të dëmshëm në mënyrë krejt të nxituar dhe tërësisht në shpërputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Vendimi për zonën kadastrale të fshatrave Uglarë dhe Preoc është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse ajo përcakton se kufijtë e komunave mund të ndryshohen vetëm me ligj, respektivisht me plotësim ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ”, tha Gashi. Lëvizja Vetëvendosje kundërshton ashpër këtë vendim antikushtetues, të paligjshëm dhe të padrejtë dhe për këtë sigurisht që do të shohim mundësitë e adresimit në Gjykatë Kushtetuese e ditëve në vijim do të njoftojmë për veprimet e mëtejshme.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …