Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Elita e zhurmuesve

U mendua gjatë, se të gjitha problemet me të cilat po përballet establishmenti i Kosovës me Serbinë i ka pastruar lufta, por nuk ndodhi ashtu. Nuk është në pyetje ndonjë obligim ndaj Serbise, por e Serbisë ndaj Kosovës, sepse ajo ishte palë humbëse dhe çështjet që shtrohen në tavolinën e bisedimeve në Bruxelles,  duhet të jenë inciativa të përbashkëta me BE, jo ato që i shtron tinza Serbia dhe i perfillë heshtazi BE-ja. Realiteti në terren po tregon sa të dëmshme janë!

Interesat e kujt i zbaton Lista serbe?

Kosova vetëm po merr përgjegjësi nga ato që po i servohen në tavolinën e bisedimeve. Kosova deri më tash është dashur të konsolidohet perbrenda, bile në pjesën ku qytetarët e saj janë lojal-shqiptarët, jo të hyn në rrugë me shumë të panjohura.

Çfarë legjitimiteti konstitucional mund të kenë shumë bartës të institucioneve sikurse kanë përfaqësuesit e Listës serbe me rekomandimin e BGD, dhe interesat e kujt i zbaton ajo? Lista serbe është deklaruar publikisht që nuk e pranon shtetin e Kosovës, dhe se ndaj Kosovës është neutrale, njejtë si Serbia. Me çfarë valute tregëtohet në veri, cili flamur valon atje dhe në komunat tjera me shumicë serbe, se atje mohohet sistemi i shkollimit të Kosovës, kush i paguan arsimtarët e tyre, kush administron me Brezovicën dhe terenet e skijimit? Me logo të mbuluar, ata janë deklaruar se nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, nuk paguajnë as tatime, as faturat e rrymës, as të ujit, as të telefonit, atje nuk vlen vula e presidentit, as e kryeministrit, as kryeparlamentarit, as ministrit të brendshëm, policët e të cilit janë vartës të tij, athua pse?

Para tërë kësaj katrahure a duhet intelektuali të mbyllë gojën? Cfarë mekanizmi i ri i shtetit qenka ky? Shteti duhet të shtrihet dhe të vendosë ligjet e veta në çdo cep të vendit, duhet t’i ketë edhe institucionet unike, nëse nuk zbaton komuna, duhet t’i vendosë qeveria në nivel qendror. Shihe si është gjendja në Luginën e Presheves dhe në Mal të Zi, shqiptarët edhepse kane në qeverisje komunat janë pa ingirenca. Derisa në Graçanicë u vendos shtatorja e kral Millutinit, në Preshevë u largua me forcë pllaka përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Pllaka u largua nga forcat e xhandarmërisë serbe, ndësa kush e bëri inaugurimin e  vrasësit të shqiptarëve Kral Millutinit? E bënë të njejtët! A ka vend në botë, që qytetarët që nuk pranojnë shtetin dhe i perdhosin institucionet e shtetit, të jenë të favorizuar nga shteti, përveq se në Kosovë, askund tjetër.

Bisedimet nën hije të preambullës serbe…

Pse u dashtë të fillojnë bisedimet me Serbinë menjëherë pas opinionit këshillëdhënës te GJND-se, akoma nuk e kam të qartë. Se sa është materializuar politikisht ky opinion deri më sot, apo pothuajse është shkrirë politikisht me fusnotën, dhe me marrëveshje kontraverze, qytetarët po e përjetojnë për çdo ditë. Çdo gjë po thuhet se është ne harmoni me Kushtetutën e Republikës “Autonome” të Kosovës, e Serbia nuk lëvizi, asnjë pikë, as presje nga preambulla e saj, që Kosovën e konsideron territor të saj. Të gjitha këto marrëveshje po ndodhin nën hijen e asaj preambulle. Ashtu si po shkojnë gjërat, Serbia gjithnjë e më shumë po i afrohet BE-së, ashtuqë më vonë edhe po të pranojë Kosovën nuk ka ndonjë rëndësi, sepse po e bënë jo funksionale dhe të paaftë për qeverisje, ngaqë Serbia konstitucionalisht do të mbetet brenda… Një krahasim në dukje banal me gamën e Republikës së tashme dhe KSAK, perbrenda saj ka pasur ingirenca pakrahuesmërisht më të mëdha “shtetërore” sesa ka sot Kosova e Thaçit në veriun e saj. Edhe sistemi ekonomik, ai gjyqësorë, policor, ekzekutiv, pronësorë etj., ka qenë shumë më funksional dhe më i favorshëm konstitucionalisht. Ndërsa në raport me botën Kosova post Ahtisaariane është më e pranueshme,  dhe si e pavarur nuk ka ndonjë ndikim politik në rajon, edhepse roli i saj gjeostrategjik është më i favorshëm, falë shpërbërjes së ish Jugosllavise. Fuqizimi i tashëm i neutarlitetit të saj ka dëshmuar dobësinë konstitucionale në raport me botën, kështu si po shkojnë punët do t’i prehen krahët kësaj “pavarësie”, falë gafeve të politikës Thaçiane.

Nuk është shumë e rëndësishme fasada sa është themeli…!

Zoti e di edhe sa kompromise të dhimbshme do të bëhen në favor të Serbisë deri te anëtarësimi i saj në strukturat e BE-së. Kosova është vetëm tampon zonë me të cilën i ngreh spagat BE-ja, jo për ndonjë interesim të shtuar për Kosoven, e cila fatkeqësisht dështoi në të gjitha fushat… Kosova eshte dashur ta kete nje qeveri teknokratësh, jo dështakesh, të kishte në radhët e saj njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe ekspert, jurist të drejtës ndërkombetare, sepse përveq arritjes shkencore duhet edhe eksperienca në këtë fushë, shumë shtete edhe më prestigjioze “blejnë” ekspert me renome me ekspertizë ndërkombëtare.

Mashtrimi i qytetarëve përmes liberalizimit të vizave

Çdo “muhabet” që lidhet për liberalizimin e vizave është një fabulë stereotipe, e stërpërsëritur, kanë gjetur mënyrën si të “rrejne” popullin, e çka i ka penguar deri më tash të ndermarrin hapa tjerë bilateral ndërshtetërorë me shtetet qe e kanë njohur Kosovën, kjo nuk i pengon, apo jo! Nëse presin liberalizimin atëhere të rinjëve do t’u bie leshi i mjekrrës… Duhet të përgjigjet dikush në këtë vend pse u rrejtën qytetarët sa e sa vjet se liberalizmi veq sa ska hy në fuqi, në anën tjetër qytetarëve po iu zgjaten veshet, a ka me “rrejt” ashiqare a, qysh mos me iu thanë “rrenacak”, dhe si me iu besua rrenacakëve?

S’mund të zhburrnojë i zhburrnuari…

A zhburrnohet populli, apo a mund të zhburrënojë i zhburrnuari, kjo elitë e re zhurmaxhinjësh, qe ka gojën përplot vlera me shije të bukës kollomoqe ka mbërthyer edhe gjymtyrët, edhe trupin, edhe mendjen e njerëzve të cilëve u ka humbur fija, kanë vështirësi të këndellen nga mohimi i jetës së tyre, apo nënqmimi i tejskajshëm dhe humbja e identitetit njeri. Pastaj fillojnë me fabula dhe mbarojnë me to, që nga ulëset në parlament, në TV, në kafene, kudo, ku përveq rrogave marrin edhe mëditje, çka s’ndien njeriu, e kur nuk punojnë ata sërish paguhen dhe çdo gjë ka shijen e vanillës, sepse tërë kohën lëpijnë buzët, herë herë edhe flasin duke mos i kuptuar asnjëri se cka thonë apo duan të thonë asnjëri si kupton, ata vazhdojnë të paguhen!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …