McAllister

David McAllister: Raporti im për kufijtë është identik me atë të raportuesit për Kosovën, Igor Sholtes

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, David McAllister e konsideron të rëndësishëm faktin që formulimi në raportin e tij për Serbinë në lidhje me korrigjimin e kufijve si zgjidhje të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, është identik me atë të raportuesit për Kosovën, Igor Sholtes, raportojnë mediat e Beogradit. Ajo që kemi thënë njësoj është se “i marrim në dijeni bisedimet, i marrim në dijeni debatet, por është e qartë se zgjidhja duhet të jetë rezultat i marrëveshjes së përbashkët ndërmjet dy palëve, që t’i kontribuojë stabilitetit rajonal dhe të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Por, sipas deputeti i Parlamentit Europian, Edward Kukan, në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, qëndrimet nuk janë unike se çfarë duhet të jetë marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e e rëndësisë së kësaj çështjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …