Albert Z. Zholi: Këndoj për ty Librazhdi im”, recitali befasues i këngëtarit Hysni Hoxha

Albert Z. Zholi: Këndoj për ty Librazhdi im”, recitali befasues i këngëtarit Hysni Hoxha

Këto ditë ka dalë në treg albumi i ri i këngëtarit popullor Hysni Hoxha i cili titullohet “Këndoj ty Librazhdi im”. Ky album ka 10 këngë popullore ku mbizotëron muzika e Edmond Zhulalit dhe tekstet e Jorgo Papingjit. Me këtë album Hysni Hoxha një nga këngëtarët më të mirë popullor të trevës së Librazhdit e ka çuar në 4 numrin e albumeve. Në të gjithë karrierën  e tij, këngëtari i mirënjohur Hoxha njihet për mbështetjen e thellë te tabani popullor po ashtu dhe tek tekstet nga historia e ëksaj treve. Mbështetja tek ky taban përbën sipas Hoxhës thelbin e suksesit. Korrekt, plot dëshirë për të qenë pranë muzikës tradicionale të trevës së tij, Hysni Hoxha me këtë album ka bërë një hap të konsoliduar në karrierën e tij si këngëtar popullor. Ai punon në heshtje por dhe jep rezultate bindëse dhe rezultati më i mirë është se të gjitha CD e albumeve të hedhura në treg prej tij thuajse janë të shitura. Albumi i katërt përbën një hap cilësor në karrierën e tij, ndaj këtë album këngëtari do ta promovojë në vendlindjen e tij në Librazhd duke sjellë para publikut librazhdas koncertin e tij Recital të titulluar  me titullin e albumit, “Këndoj ty Librazhdi im”. Recitali do të zhvillohet ditën e premte nën kujdesin e veçantë të Bashkisë Librazhd që i mbështet gjithmonë këngëtarët e saj kudo që janë, por rolin më të madh në këtë recital e ka marrë përsipër kryetari i Bashkisë Librazhd, artdashësi, Kastriot Gurra.  Sipas Hoxhës, ky koncert është një obligim që ka ai ndaj popullit të vendlindjes të cilët e kanë përkrahur që në hapat e parë të karrierës së tij. Në këtë koncert që do moderohet nga Silvana Braçe, Hoxha do këndojë 10 këngët e albumit të ri që i dedikohen të gjitha traditave, kulturës, zakoneve, historisë zhvillimeve të trevës nga ai ka prejardhjen dhe ka lindur.

Këngët e albumit “Këndoj ty Librazhdi im”

1 – Këndoj ty Librazhdi im Teks & muzika H Hoxha Orkestroi,  E Zhulali 2. Dasma e Dardanit. Teksti,  Muhamet Muça Muzika & orkestrimi Edmond Zhulali.- 3 Librazhdi im. Teksti Ferit Fixha. Muzika popullore. Orkestra Mark Luli. 4 -Dasma e madhe. Teksti, Hysni Hoxha. Muzika, Fatmir Lela. Orkestra, Edmond Zhulali. 5-Çermenika ban kuvend. Teksti, Jorgo Papingji. Muzika, Hysni Hoxha. Okestroi, Edmond Zhulati. 6- Amaneti i Bashkimit. Teksti Jorgo Papingji. Muzika & orkestrimi Edmond. Zhulali. 7 – Çermenika s’ju harron. Teksti & Muzika, H. Hoxha. Orkestroi, E Zhulali. 8- Nga Kosova i mërguar. Teksti, Gjok Beci. Muzika & orkestrimi, Edmond Zhulali. 9 -Komshijes. Teksti & Muzika, Fatmir Lela. Orkestroi, Jetmir Mehmeti. 10-Putpuri Matjane. Teksti popullor. Muzika popullore. Orkestroi, Mark Luli.

Me këto këngë zemre, besoj se Librazhdi do më japë po atë kënaqësi që unë prej vitesh po përgatitem ti jap. Pa Librazhdin unë nuk do të isha ky që jam, por po ashtu nuk mund ta konceptoja një Recital në Tiranë, pa ua dhuruar më parë popullit që më ka dhënë bekimin-përfundon Hoxha.

Këto ditë ka dalë në treg albumi i ri i këngëtarit popullor Hysni Hoxha i cili titullohet “Këndoj ty Librazhdi im”. Ky album ka 10 këngë

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …