Sot Kosova është pranuar edhe zyrtarisht në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë

Sot Kosova është pranuar edhe zyrtarisht në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë

Sot Kosova është pranuar edhe zyrtarisht në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky është lajmi i mirë i radhës për Kosovën. Nga pozita e vëzhgueses, Kosova u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre”, ka thënë Thaçi. Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli e ka quajtur sukses të madh të diplomacisë kosovare anëtarësimin në Frankofoni që sipas tij, është më e fuqishmja në botë pas OKB-së. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar për anëtarësimin e Kosovës në Frankofoni. “Kosova kalon sprovën e miratimit dhe kthehet nga vëzhgues në anëtar i asociuar i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …