Partitë me të mëdha opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja nuk iu përgjigjen pozitivisht Ftesës së Kadri Veselit. Të dyja këto parti nuk morën pjesë në takimin e sotëm të thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli për të harmonizuar qëndrimet për rezolutën ne dialogun Kosovë- Serbi. Në një përgjigje për lajmi.net, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se sa i përket rezolutës së Kadri Veselit ata kanë një qasje krejt tjetër. Po ashtu ata kanë shpalosur tri kërkesat e tyre, fillimisht kërkojnë që për çdo raund të dialogut të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, pastaj të përpilohet lista me kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë, si dhe, siç thonë ata, duhet hartimi i platformës për negociata me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …