Të gjithë kundër Thaçit për kufijtë e tij. Thaçi, Parlamenti dhe Qeveria kundër frikës po amortizohen në lojën me kufij, në vend që të merren me reforma politike dhe ekonomike! Armiku në këtë tollovi, po thur rrjeta meskine për ta defaktorizuar Luftën e Drejtë të UCK-ës dhe Shtetin e Kosovës. Pra nuk ndërtohet shteti me fraza patriotike dhe poltron e super-poltorn që deri dje kanë bërë vetëm lajme për gazeta dhe mjete radiotelevizive ditore, duke i shërbyer padronit politik. Nuk ka ardhmëri pa arsimim të popullit dhe shkencë të mirëfilltë institucionale ekipore. Pas tërë skajshmërisë politike H-H po i shprehin njëri tjetrit ngushëllime amortizuese, ndërsa Beogradi dhe Kremlini po thurin intriga të reja. Ndodhë ky fenomen sepse pushteti po mbahet kudo nga rentierët dhe kulakët, e populli për çdo ditë po bëhet ma i varfër, ndërsa pushtetarët për po bëhen për çdo muaj ma të pasur.
Serbia nuk ka ndonjë kapacitet për të dominuar ekonomikisht në Ballkan. E vërtet, dihet bilansi tregtar Kosovë-Serbia dhe në këtë nivel fare politika imperiale serbiane nuk ka pse të brengoset pse nominalisht nuk e ka nën okupim Kosovën, pas 10 qershorit 1999. Në lidhje me këtë, të gjith luftërat e përgjakshme që i ka nxitur Serbia 1989-1999, nuk kanë qenë fare të natyrës ideologjike, e as ekonomike, por thjeshtë lufta është bërë për territore dhe pas këtij “ngadhënjimi”, dihet se çka përfitohet. Përfitohet çdo gjë. Në luftën neokoloniale në Bosnje, Serbia me ndihmën e R. Hollbrukut nga 33% të popullsisë fitoi 49% territor si rrezultat i luftës ma të egër pas Luftës Dytë Botërore, ku Srebernica mbetën si shembull gjenocidi i një lufte që kishte prapavijë, e ku politika e Beogradit u cilsua si shkaktare e drejtëpërdrejtë.
Pas mbarimit të luftës në Kosovë, qarqet intelektuale dhe shkencore e shtetërore në Serbi do të hulumtojnë se në cilën hapërsirë ku ishin zhvilluar luftimet neofashiste serbiane mund të gjindet ndënjë shembull EKLATANT që e AMORTIZON gjenocidin në Srebernicë. kjo ngjarje tragjike që ka ndodhur edhe në BESë të OKB, disi Beogradi provoi me të gjitha mjetet të mjegullohet. Dhe të gjendet mjegulla në Bosnje, u mendua në Beograd, vetëm plaga mund të aktualizohej, aq më parë kur akuza për gjenocid ishte në rrugëtim të epilogut në Tribunalin e Hagës.
Serbët si serbët, gjithmonë spiritual për thurje të rrenave, shumë shpejtë e gjetën “dramaturgun” dhe ku tjetër pos luftës së drejtë të UCK-ës, ia montuan se drejtuesit e saj: “kanë bërë tregti me organe trupore të serbëve të vrarë”. Këtë montim e plasoi në vendin e duhur KOS dhe Dr Stojan M Protiq. Ortekun nti Kosovë, nga pala shqiptare nuk pati kush ta ndalë, sepse të gjithë ishin të nxënë se si të kapitalizohen ose ta defaktorizojnë njeri tjetrin me “tradhti”. Kështu në hapësirë pa pengesë skenari i S. Protiqit mori dhenë. Si shpërblim që e kishte zbuluar një triler “profitabil”, Dr Stojni do të shpërblehet si mbasador në Bern të Zvicrës, prej kah me që ishte njohës i mirë i gjuhëve, do të krijojë rrietë të gjerë që t` i bashkangjiten mashtrimit të shekullit edhe shumë deputet të KE-s, sepse “tregtia me organe njerëzore” është diçka senzitive nëse bëhet paligjësisht.
I njëjti aktor i trimëruar (S. Protiq), përmes Boris Tadiqit, do ta ngritë çështjen e padisë përmes KS OKB, ku i ndihmojnë ekspetertet rus në GJND, kundër pranimit që Kosova ka shpallë pavarsinë “njëanshëm”. Edhe këtu dihet se k marrë autogol Stojni dhe tërë mkineria neofashiste serbe. Dhe, për zbulimin e skenareve të tij, Stojan Protiqi, do të emrohet ambasador në SHBA. Dhe, kur u kuptua e tërë trillimoida e tij, u revokua shumë shpejtë dhe u kthye në Beograd, për të i pluar veshët një kohë të gjatë si “opozitar”.
Pas një pushimi të gjatë Dr Stojan M. Protqi i është kthyer sherbimit insinuativ serbian, duke i sherbyer A. Vuçiit efektëshem, tinzishtë. Tash ky tregtar flamujsh ka nxënë pusi në mes Vuçiqit dhe Thaçit, me pazaret: “Jo këmbim territoresh;Jo ndarje të Kosovës; jo korigjim kufijësh, por sipas principit të Konferencës Lozanës nga viti 1923, në mes Turqisë dhe Greqisë, këmbim të popullsisë, me kusht që Veriu i Kosovës nuk hynë në pazar fare, sepse , sipas tij, kurrë nuk është administrur nga organet shtetërore të Kosovës, por nga mafia e Beogrdit, UNMIK-ut dhe EULEX-it. Madje, Stojani i Protiqëve kërkon nga KOS që të përhapë telallin në të gjitha kishat e Vaselenës, që zonat e vogla dhe tri manastiret të fitojnë grancionin nga KS OKB “eksteritorialitet ”. Ja kjo është gracka që ka rënë Presidenti Hashim Thaçi dhe këshilltarët e tij, që do të ishin sufller të kqinjë edhe në ndonjë teatër katundi.Madje shumë mirë i kemi punët kush na përfaqson në këtë kohë të informatës teknologjike dhe intelegjencës kulminante. Nuk ndertohet shteti me injorntë dhe nepotizëm mikrrobogjez gjysëm mesjetar. Hej ish shoferi i djeshëm është sot ministër. Ish injornti me të gjitha notat gjashtëshe në fkultet ka qenë ministër i P. Jashtëme dhe aty ka filluar orteku komik, Republika e Kosovës është kthyer sot në viktimë. E kur të dihet se cilët jnë sot tregtarët që bëjnë pazare me Serbinë, nga malli e deri te toka, atëherë po e them publikisht vetëm një ndryshim rrënjësor mund të na shpëtojë. Shiqoni lexiues të nderuar, ku të takohesh sot të thon: kur të lejohen vizat, Kosova do të shprazet. E këtë e do Stojani….mësoni o zyrtarë të Kosovës që e keni shtri për dhe Kosovën nga Akademia ‘senile’ e deri te shoferët e 138 ministrave e zavendës ministrave të qeverisë fajdeve dhe rentave. Ndryshe nuk mund të quhet inflacioni moral i saj, sado simpati të kam për kryeimamin.
Në Evropë në përgjithësi e në Ballkan në veçanti, po lulzon e djathta politike ekstreme. Politikanët e Republikës Kosovës nuk e kanë luksin të bëjnë tregti me: kufijë, me bisedime “tektike”, me viza, me papunësi, me shendetësi invlide, me arsimim ku më tepër ka hipokrizi politike se sa edukim dhe arsimim solid evroperendimor, me FSK-ën, me veteranë, me prokurorë që e hudhin gurin dhe largohen me dyshime, me qëndrimin se Veriu i Kosovës qeveriset, nuk qeveriset nga Qeveria e Kosovës, me injorimin se për çdo ditë Shesheli Cetniku dhe Boshko Lotiçefci (fashist) kërcnohen se në Kosovë mund të hyjmë për një orë, për dy orë, dhe askush nuk reagon. Pushtetarët në të gjitha segmenetet i ka përfshi friga dhe as nuk mendojnë për reformë zgjedhore, politike e veting të drejtësisë, reformë ekonomike, sepse në rast të çdo ndryshimi, këta që janë në parlament do t` i humbin të gjithë pozitat. E ministrat dhe zavendsministrat, kur të lrgohen, me aftësinë që kanë, mund të hapin vetëm ndonjë kamp për larjen e veturave të pushtetit të ri, por me tender të zotërijëve të partive invlide, që kanë emër por nuk kanë as invencion e as akribi zhvillimi, që të ndryshojnë diçka në këtë shoqëri të smurë kapitaliste.Po. Mendoj, se shumë shpejtë do të dihet se ku janë e ku do të mbesin.
Shqiptarët sot në vend të mashtrimit të madh, duhet të deshmojnë zgjim të madh, duke i treguar Serbisë se nëse e sulmon Kosovën, luftën mbrojtëse kësaj radhe do ta ketë edhe në qytetet e Serbisë, madje edhe midis Beogradit. Mjaftë ma, ne nuk mundemi të jetojmë nga kërcnimet serbiane sikurse lepuri në therrë, e Serbia prap të bartë kufoma shqiptare, për të humbur gjurmë. Ne nuk kemi ku të shkojmë përtej varatve tona, kur skujt nuk i kërcnohemi. Ku është Evropa?.Serbia për çdo muej siguron armatim modern prej Rusisë, e neve na thuhet se ushtrinë duhet ta bëjmë në harmoni me ata që duan sërish duan të na gjenocidojnë!!!.
Po mbushen disa vjet që është themeluar Gjykta Speciale për shiptar, me seli në Hagë, për t` i ndiekur penlisht vetëm drejtuesit e Luftës çlirimtre në Kosovë. Kjo gjykatë ka mbetur si një relikt i Tribunlit Hagës, i cili u themelua për t` i dënuar krimet në gjitha luftërat në ish Jugosllavi. Tribunali u themelua me vendim unanim të KS OKB. Dhe pas përfundimit të punës së këtij Tribunali, qarqeve neofashiste serbe u doli “gjumi” dhe ia arrijtën qëllimit që për shqiptarë të ngritët një gjykatë “post mortem”-Tribunalit. Me sa e njoh historinë moderne (1899 e tutje), ë është vertetur nëpër simpoziume ndërkombëtre me dhjetëra herë, ku historiogrfinë serbiane ( më duhet të mos jm modest ma) e kam shtri për toke si për argumente dhe plan programe kudrdoherë si: D. Batakoviqin, Qubrilloviqin, Gligorieviqin, Kaçavenden, Protiqët, Zhivkoviët, Novkoviët-të gjithë këta kanë përfunduar antar të Aakadmisë serbiane, e ne Akademinë e Kosovës e kemi bërë han të partive dhe klaneve, që kritikën e kuptojnë si bela dhe lëshohen në fjalor rrugaçësh, por që ndaj neofashizmit serbian, nuk kanë guxuar ta ngrehn kokën kurrë. Pra sa e njoh historinë nga Paqja e Parisit (1856) e Kongresi i Berlinit (1878) e tutje, gjykatë të tillë kundër një populli, nuk ka pasë.
Me këtë Gjykatat fashiste, më së shumti u gëzuan ata që i kishin bërë planet dhe programet për shfarosje të shqiptarëve, sepse një herë patën sukses të plotë me spastrimin e Sanxhakut Nishit (1878), kohë kjo kur u shfarosen 714 lokalitete shqiptare që dualën në skenën historike se janë shqiptarë qysh në vitin 1375, kur osmanlijtë e vendosën pushtetin në Krahinën e Naisusit, katër vjet pas Betejës Maricës (1371). Edhe një herë pushteti okupator serbian, provoi ta shfarosë popullsinë shqiptare në tërë Shqipërinë Kontinetale më 1938, duke sajuar me Republikën e Turqisë mundësinë që ta deportojë në Anadolli një popullsi që kombëtarisht nuk e kishte asnjë lidhje me osmanlinë e as me Turqinë nga viti 1908 e deri me sot. Nuk dua të lëshohem në tragjedinë që ka ngjarë si shpërngulje 1912-1915; 1918-1941; 1950-1999, sepse populli megjithë atë i ka bërë ballë në substancë terrorit shtetëtror serbian, të cilin bota Perendimore nuk e njeh si tragjedi, edhe pse në arkiva i ka të gjitha argumentet. Nuk e njeh sepse Perandoria Osmane, në një mënyrë së bashku me Rusinë criste dhe komuniste, me Serbinë princore,Jugosllavinë totalitare është bashkëpjesëmarrëse në këtë krematorium ndaj shqiptarëve. Si rezultat i asaj politike deportuese, sot në Turqi janë afro 7 milion shqiptarë, të cilët nuk e kanë asnjë të drejtë elemnetare kombëtare. Kuptohet se kjo tragjedi është sajuar në bazë të rreligjionit të ngjajshëm, por jo në bazë të kombit ndryshëm. Ndodhi ky fenomne sidomos pas Konferencës Lozanës (1923), kur Turqia Kemajliste dhe Greqia neofashiste lidhën Konventë për këmbim të popullsisë, duke pasë për bazë çështjen rreligjioze. Me këtë Konventë ndodhi sikurse më 1878 spstrimi i plotë i Sanxhakut Nishit, ndodhi spastrimi i Camërisë, e cila popullohej 78-93 % me popullsi shqiptare islmao-ortodokse, por që ndiheshin kombëtarisht shqiptar. Ngritu sot e kërko Sanxhaun e Nishit, kur atje nuk e ke asnjë familje shqiptare. Ç ka pra edhe me Çamerinë,kur atje nuk ka mbteur shiptar që guxon të deklarohet e Greqia është antare e BE-së.
Me metoda të përziera por me fuqinë e armës Sllobodan Millosheviqi provoi në fund të shekullit XX (1998-1999 sidomos) ta spastrojë Kosovën nga shqiptarët, kuptohet pasi që e krijoi shansën duke i larguar mbi 260 000 punëtorë shqiptar nga puna, pasi që shqiptarët kishin krijuar një iluzion se me mjete paqësore do të ngadhënjejnë mbi neofashizmin e ai për çdo muaj ndërmerrte krime më masive. Këtij yryshi neofashit serbian i doli me fuqinë e arms përpara UCK, pra me mjete jo paqësore, por shih në ato rrethana u deportuan mbi 1 milion shiptarë në të gjitha anët e botës (janar-qershor 1999).
Në çdo luftë nuk mund të garantohet pastërtia, aq më parë kur nga radhët e popullit të shtypur e të okupuar disa ishin shitur për nishana dhe për pozita, që në kushte normale nuk do të ishin as gjymrykgji në ndonjë pazar, por ata u bërën brenda natës disi ‘përcaktues’ të fatit të kombit shqiptar. Kështu u imponua lufta në dy fronte: kundër okupatorit dhe kundër mercenarëve dhe lakejëve të tij. Ku ka në botë që tradhtarit nuk guxon t` ia përmend krimin, sikur që provoi UNMIK+EULEX në Kosovë…