Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se bashkëpunimi për dialog me Serbinë nuk mund të bëhet duke e akuzuar LDK-në se po lufton për pushtet dhe kolltukë. Ai ka thënë se kryetari i PDK-së dhe zëvendësi i tij krekoseshin dhe vazhdojnë të krekosen se e rrëzuan qeverinë e drejtuar nga LDK-ja, ku ishin edhe vetë, sepse nuk kishte guxim të merr vendime të mëdha. “Ne u themi atyre sot, urdhëroni ju dhe merrni vendime të mëdha, nëse mundeni”, ka shkruar Mustafa. Ejani të matemi në zgjedhje, i respektojmë rregullat, pastaj rreshtohemi për dialog me një qeveri të shumicës, me përfshirje të gjerë dhe platformë që merr besimin e 2/3 të deputetëve të Kuvendit”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …