leoni

Kryetari Suma takohet me zyrtarë nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim informues zyrtarë nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës me në krye Shkelzen Qorri, Drejtorë i përgjithshëm, Afrim Mehmetaj Drejtorë i Departamentit të Sigurisë dhe Zyrafete Zejnullahu Drejtore e Departamentit të Operabilitetit. Në takim ishin prezent edhe Nexhmedin Daci, Drejtori i DUK si dhe Refet Kalisi Drejtorë i DSHP. Zyrtarët nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës i njoftuan zyrtarët komunal mbi përgjegjësit dhe kompetencat e ARH-së duke theksuar se ky takim i parë po realizohet në vazhdën e takimeve me komunat nëpër të cilat kalon hekurudhe e Kosovës. Takimi ishte mundësi që të identifikohen, përgjegjësit e komunës ndaj hekurudhave, identifikimi i vendkalimet legale dhe ilegale që do të ndikonin në ngritjen e sigurisë nga aksidentet e mundshme, si dhe koordinimin e aktiviteteve ndërmjet komunës si Institucion dhe Autoriteti Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës. U theksua nevoja e vendosjes të sinjalizimit hekurudhor dhe cilat janë përgjegjësit e MI, dhe Komunës, pastrimi i brezit hekurudhor nga shkurret dhe mbeturinat si dhe fushatë e përbashkët vetedijesuese të ARH- së dhe Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Avokatit të popullit organizon takime me qytetarët malishevas, Avokati i popullit një hap më afër qytetarit

Komuna e Malishevës nëpërmjet faqes zyrtare të saj në Facebook ka bërë të ditur orarin …