leoni

Filloj mbjellja e drunjve dekorativ përgjatë dy anëve të rrugës Kryesore të fshatit Smirë të Vitisë

Në fshatin Smirë të Vitisë, ka filluar mbjellja e rreth 200 drunjve dekorativ për skaj të dyja anëve të rrugës kryesor të këtij fshati, falë projektit “Partneritete të qëndrueshme Komunale”, i cili po zbatohet nga Engagement Global Service, Qendra e Komunave në një botë dhe është në kuadër të Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara. Përndryshe në kuadër të këtij projekti Komuna e Vitisë ka një partneritet me Komunën Kirchhain të Gjermanisë, respektivisht të fshatrave Smirë dhe Kleinselheim. Projekti është financuar nga Ministria Gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik dhe është zbatuar nga Engagement Global Service, Qendra e Komunave në një botë. Kurse të dyja komunat kanë qenë në një fazë pilote në këto dy vite të fundit dhe kanë përfituar secila nga një projekt. Ndërkaq bëhet me dije se bashkërisht komunat po aplikojnë edhe në projekte të tjera. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Prof. Dr. Rainer Waldhardt, përfaqësues i Komunës Partnere, konkretisht të fshatit Kleinselheim me të cilën kanë bashkëbiseduar rreth projektit dy vjeçar të cilën komuna e Vitisë dhe Komuna Kirchhain e kanë realizuar së bashku. Të dy palët janë pajtuar që bashkëpunimi i nisur 2 vite më parë në mes të dyja vendeve të vazhdoj edhe më tej dhe që bashkërisht të realizojnë edhe projekte të tjera të cilat janë në interes të shoqërisë në veçanti në kuadër të objektivave që parashihen me Agjendën 2030 të miratuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “ Me të vërtetë ndihem i nderuar që komuna e Vitisë ka një partneritet me Komunën Kirchhain të Gjermanisë. Komuna jonë është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin e nisur para dy viteve me këtë komunë. Gjatë kësaj periudhe ne kemi mësuar shumë nga Kirchhaini dhe besoj se edhe kjo komunë ka mund të marrë gjera pozitive nga ne. Uroj që të vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe me projekte të tjera dhe uroj që të jemi edhe përfitues i një projekti tjetër me të cilën kemi bashkë konkurruar”, u shpreh Haliti. Kurse Prf. Dr. Waldhardt tha se përveç bashkëpunimit zyrtar që kanë Komunat Viti dhe Kirchhain mes vete por edhe fshatrat Smirë dhe Kleinselheim ata kanë lidhur edhe marrëdhënie të mira mes njerëzve të dyja vendeve duke potencuar se për këtë ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ta duke i cilësuar si partner besnik. Pas këtij takimi Kryetari Haliti dhe Prof. Dr. Waldhardt, kanë marrë pjesë në mbjelljen e drunjtëve dekorativ për gjatë rrugës kryesore në Smirë të Vitisë. Aty u mirëpritën edhe nga banorë të këtij lokaliteti të cilët i falënderuan për realizimin e këtij projekti. Ndërkaq për profesorin Waldhardt dhe Profesorin Arben Mehmeti ata ndanë edhe një mirënjohje pasi që ata që në fillim kanë bashkëpunuar në këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …