leoni

Ministri Reçica në vizitë zyrtare në Gjermani, takon ministren Theresa Schopper

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani. Ministri Reçica, i shoqëruar nga Shefi i Misionit Diplomatik të Kosovës në Shtutgart, Blerim Canaj, u priten në takim pune nga Ministrja e shtetit të Landit të Baden Württemberg-ut, Theresa Schopper. Gjatë takimit, ministri Reçica falënderoi Schopper për mbështetjen që Gjermania po i jep Kosovës, e në veçanti Landi i Baden Württemberg-ut, me projekte konkrete për përfshirjen e të rinjve nga Kosova, si një garancë për zbutjen e papunësisë përmes edukimit të kuadrove në profesionet që kërkon tregu i punës në Kosovë dhe Bashkimi Evropian. Schopper konfirmoi gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Kosovën, qoftë përmes migrimit qarkor, aftësimit profesional të të rinjve, por në të ardhmen edhe me investime direkte nga ndërmarrjet gjermane. Ajo u zotua se në bashkëpunim me ministritë relevante, do të mbështesë iniciativat që kanë të bëjnë me Kosovën si në rrafshin e bashkëpunimit socio-ekonomik, po ashtu edhe në planin politik, duke mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …