Kryetari, Hashim Thaçi ka rishfaqur bindjen e tij se deri në pranverën e ardhshme do të arrihet marrëveshje me Serbinë, që do të përfshijë korrigjimin e kufijve. Ai ka deklaruar televizionit francez “France 24” se ndryshimi i kufijve nuk është ideja që ai dëshiron ta prezantojë, por se pas negociatave të deritanishme, kjo është zgjidhja e vetme e mençur për stabilitetin e dy vendeve. Marrëveshja do të duhet të përmbajë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në fakt sfidon rreziqe tjera të ndarjes së Kosovës apo themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që nënkupton ‘Republika Serpska’. Prandaj mendoj se kjo zgjidhje është reale dhe do të duhet të jetë e pranueshme për të dy palët, por natyrisht e mirëpritur edhe nga bota demokratike, ka deklaruar kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …