Duke folur për negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë, shefja e diplomacisë së Austrisë, Karin Kneissl ka theksuar se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen e Kosovës nga Serbia. Gjatë fjalimit në konferencën e organizuar nga Parlamenti Evropian ajo theksoi se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të përfundoj me njohjen e Kosovçn nga Serbia. Shefja e diplomacisë së Austrisë, Karin Kneissl shtoi më tutje se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende të Evropës dhe si të tilla duhet edhe të konsiderohen. Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa integrimin e këtyre vendeve në këtë union, ka porositur shefja e diplomacisë së Austrisë, Karin Kneissl gjatë fjalimit të saj në konferencën e organizuar nga Parlamenti Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …