Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka reaguar pas një raporti krahasues të Bankës Botërore për nivelin dhe cilësinë e arsimit në Kosovë. “Me të dhënat që marrim çdo ditë për nivelin dhe cilësinë e arsimit nevoitet reagim urgjent dhe këmbëngulës për ndryshime të menjëhershme. Fëmijët tanë janë ata që vujanë dhe do të bartin pasojat e degradimit dhe partizimit të arsimit që po vazhdon të ndodhë në mënyrë mjaft agresive tashmë. Sipas analizës së një raporti krahasues të Bankës Botërore, Indeksi i Kapitalit Njerëzor, një fëmijë i lindur sot në Kosovë do të jetë vetëm 56 për qind produktiv kur të rritet, në krahasim me fëmiun që do të kishte arsimim komplet dhe shëndet të plotë. Edhe pse fëmijët në Kosovë deri në moshën 18 vjeçare pritet të ndjekin 12.8 vite të shkollimit parafillor, fillor dhe të mesëm, kur vitet e tyre të shkollimit nivelohen për nga cilësia e arsimit, atëherë shkollimi i tyre është i barabartë vetëm me 7.7 vite, që do të thotë se ata kanë një mungesë prej 5.1 viteve të arsimit”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …