Në moshën 73-vjeçare ka vdekur, Sahit Tërpeza, nga fshati Terpezë i komunës së Vitisë, djali i heroit të kombit, Hysen Tërpeza. Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Tërpeza, me rastin e vdekjes së pjesëtarit të tyre. Familje e mirënjohur atdhetare Tërpeza ka qëndruar kurdoherë në rrugë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Sahit Tërpeza ka qenë gjashtë muaj kur i ati, Hyseni, komandant i forcave të LNDSH-së kishte marrë rrugën e gjatë dyzet vjeçare të rezistencë në mërgim. Familja Tërpeza ka dhënë dhjetëra luftëtarë të përkushtuar të kombit, qysh në kohën e Turqisë, Pastaj edhe në kohën e pushtimit serb të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …