Andin Hoti: Kompleksi "Adem Jashari" dhe kuptimi i tij, është shtylla e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Andin Hoti: Kompleksi “Adem Jashari” dhe kuptimi i tij, është shtylla e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Andin Hoti përmes një shkrimi ka thënë se është e papranueshme, madje shumë e turpshme që projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nuk ka kaluar sot në Kuvend për shkak të mungesës se deputetëve në seancë. “Sot njëra prej pikave në rendin e ditës në Seancën e Kuvendit të Kosoves, ishte edhe “Votimi i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz”, për të cilin nuk u krijua korumi i mjaftueshëm për votim. Mendoj që është e papranueshme, madje shumë e turpshme që ky projektligj me rëndësi kaq të madhe kombëtare nuk gjeti Unitetin e skenes politike në Kosovë.  Ky projektligj do të duhej ti kishte minimum 110 vota pro. Kompleksi Jasharaj dhe kuptimi i saj, është shtylla e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, Kompleksi Jasharaj i jep kuptim shtetit tonë, prandaj është e pafalshme mos prezenca e kolegëve deputetë në këtë pikë të rendit të dites. Kushdo që harron themelet e lirisë nuk e nderon as veten e as vendin!”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …