Në mungesë të kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili po qëndron në Gjermani me ftesë zyrtare nga Komuna e Fellbahut, mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve e ka udhëhequr nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, e cila në fillim e ka përshëndetur takimin dhe ka uruar për një fillim-javë të mbarë dhe ka diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunën e Suharekës dhe për ato që janë duke vazhduar, pastaj iu është dhënë fjala secilit drejtor veç e veç për të raportuar për punët që janë duke vazhduar në kuadër të secilës drejtori të tyre.