Ambasadori i Amerikës, në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar sot se qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, sikur thuhet në Beograd, por Qeveri e Kosovës, dhe është shtet i pavarur e sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur. Scott ka folur kështu në Qeverinë e Serbisë në pyetjen e gazetarëve se sa ka shpresë për paqe kur vazhdimisht i bëhet presion Serbisë për bisedime me “të ashtuquajturën qeveri të Kosovës. Ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësues të zgjedhur të Kosovës dhe me ta kemi kontakte, sikurse edhe me të gjithë përfaqësuesit e ndonjë shteti në rajon”, ka thënë diplomati amerikan. Ambasadori Scott ka thënë se stabiliteti i rajonit mund të jetë më i mirë, por ka progres, ndërsa shtoi se një nga elementët kyçë është zhvillimi ekonomik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …