Tahiri: Nëse edhe kjo qeveri dështon, ne duhet të presim momentin që të shkojmë sa më parë në zgjedhje

Tahiri: Partitë opozitare nuk kanë vullnet për zgjedhje ato duhet ta rifitojnë elektoratin pas ndarjeve që kanë pasur

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e konsideron të gabuar prezencën e Vjosa Osmanit në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Tahiri ka deklaruar se partitë opozitare nuk kanë vullnet për zgjedhje. Ai ka thënë se opozita nuk ka marrë deri tani ndonjë iniciativë për zgjedhje përpos disa deklaratave. “Një pjesë e tyre (partive opozitare) i kanë zgjedhjet e brendshme pjesa tjetër duhet të rifitojë elektoratin pas ndarjes që kanë pasur. Nuk shoh që vendi mund të shkojë në zgjedhje në një të ardhme të afërt të kemi zgjedhje”. Zyrtari i PDK-së ka thënë se LDK ka një krizë të brendshme, sepse, sipas tij, një pjesë e deputetëve të kësaj partie janë shndërruar në “pionerë të shokut Albin”. Tahiri përforcoi edhe më tej mendimet e tij, duke thënë se të jesh pjesë e LDK-së e të prezantosh në tubimin e VV-së, nuk je tjetër pos pionier i shokut Albin. “Ata deputetë duke qenë pjesë e një subjekti, siç është LDK-ja, dhe duke pretenduar të jenë të zëshëm e të rrëzojnë qeverinë, e në anën tjetër marrin pjesë në një tubim partiak të Vetëvendosjes, nuk mund ti quaj ndryshe po si pionier të shokut Albin”, deklaroi ndër të tjera Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …