Isuf I. Bytyçi: Standardi i Gjuhës Shqipe halë në sy për disa gjysmakë

“Kijameti do të bëhet, atëherë, kur ta sundojnë Botën jokompetentët“ (Profeti Muhamet)


 


 


„ Gjuha e ndjek rrugën e vet të zhvillimit, por, po ashtu, i pranon edhe sugjerimet që ia jep letërsia. Pa Danten nuk do të kishim sot një italishte të njësuar. Kur Dante në „De vulgari eloquentia“  i analizonte dhe  i përjashtonte disa dialekte italiane dhe përpiqej t`i jepte trajtë një të folme popullore, askush nuk mundi ta zbërthente nëse një akt i tillë „ i mendjemadhësisë“ do të përdorej në një të ardhme , qoftë edhe në Komedinë Hyjnore.“  Libri:   „ Si shkruaj“ , fq. 109.  Umberto Eco.


Në vende të qytetëruara mediat janë mbi shtetarët, kurse te ne jo. E them kështu, sepse përveç tjerash, RTK e,  posaçërisht emisioni TARGET më bën  përshtypje, që sa herë  organizojnë takime,  rrallëherë me disa intelektualë e shumëherë me jointelektualë, bëhen ato. Fjala është, që edhe më bën të dyshoj me përseritjet e temës  STANDARDI I GJUHËS SHQIPE.


 


Një punë që nuk më pëlqen, debatet, në të cilat përseriten rreth GJUHËS STANDARDE SHQIPE. Nuk më pëlqen edhe mënyra e organizimit dhe numri i pabarabartë i debatuesve, të clët medojnë ndryshe njëra palë nga tjetra. Zakonisht vijë tre  kandidatë, që njëri nga ata është jokompetent i gjuhës, por edhe gjuhëtar t`i themi e, njeri është shkrimtar i cili shkruan në dialektin Gegë,  kurse në anën tjetër është i vetmuar një ekspert i Gjuhës, i cili mbron me të drejtë Gjuhën letrare Shqipe,  ta marrim shembull si Isa Bajçinca apo Sala Ahmeti. Ma merr mendja se më mirë do të ishte të ishte edhe një shkrimtar, i cili shkruan në gjuhën STANDARDE SHQIPE, në mënyrë që në mesin e tyre, të jetë numri i barabartë. E dyta, se pse nuk sjellin intelektualë të mirëfilltë, ekspertë të Gjuhës Sqipe, ata që me të vërtetë do të na kishin mbushur mendjen se këta janë gjuhëtarë me vlera të larta edhe se në të vërtetë dinë diçka për te, por sjellin këtu njerëz, të cilët tallen me Gjuhën tonë edhe me intelektualët si: Isa Bajçincën e  Sala Ahmetin.


 


Jo më pak se tri herë brenda dhjetë ditësh ishin ideotarët e kosovarizmës: Bardhyl Meta, Migjen Kelmendi edhe Nexhmedin Spahiu, në RTK.


Në njërën herë ishin në emision: Pr. Dr. Sala Ahmeti, profesore në Universitetin e Prishtinës, shkrimtari Primo Shllaku edhe publicististi Bardhyl Meta.


 


Debati, nuk ishte edhe aq i ftohtë, pasi që tonet  herë pas here ishin të larta edhe të padurueshme. Mirëpo, në këtë herë nuk ngjau sikur me profesorin e nderuar  Isa Bajçinca, të cilin herë- herë e merrnin mendësh, duke e sulmuar nga të dy anët, Migjen kelmendi dhe Rrahman Paçarizi. Por profesoresha Ahmeti, duket se e shfrytëzoi përvojën e mëparme dhe u ndejti hundëve kundërshtarëve të STANDARDIT GJUHËSOR TË SHQIPES.


 


Është e vërtetë se puna shkecore, rreth ngritjes së Gjuhës Standarde Shqipe, lë për të dëshiruar, por se atë që kërkojnë: Nexhmedin Spahiu, Migjen Kelmendi, Bardhyl Meta e të tjerë, është absurde dhe anakronike. Ata kërkojnë diçka e, nuk dine se çka dhe si! Ata, kërkojnë atë, që nuk e dinë se ç`kërkojnë dhe se si t`ia bëjnë!


 


Loja filloi me dy kundër njërës, në këtë rast;  Bardhyl M. dhe Primo Sh.,  Kundër Sala A.


Sala A., këmbëngulte në Gj. Standarde Shqipe, kurse ata dy, kundër saj. Sala A. kërkonte Gjuhë Standarde Shqipe, Bardhyl M. donte Gjuhën Gege, kurse Primo Sh.  e donte „Gjuhën metropolitane Shkodrane“. Sa interesante!


Nuk e di qeni të zotin, do të thoshte populli.


 


Akademiku i kishte bërë 46 gabime gjuhësore në një shkrim, thot  Bardhyli, emrin e të cilit nuk ia përmend, jo pse ka respekt për akademikun X, por se do ta mbajë  që t`u ngjallë kureshtjen shikuesve të RTK-së. Thot se nxënësit e shkollës së mësme nuk e dinë Gjuhën Standarde Shqipe, gjë që edhe unë e besoj, por se kjo nuk është pasojë e dominimit të Toskërishtes brenda Gj.  Letrare Shqipe, por se shumë nxënës, sikur edhe shumë mësues, gazetarë, politikanë e besa edhe profesorë universiteti, nuk e lexojnë as një libër në vit. Prandaj, për pasojë rrjedh mosnjohja e Gjuhës Standarde Shqipe, por mos të harrojë Bardhyli se ata as Dialektin Gegë nuk e dinë, sepse edhe dialekti i ka rregullat e tij, të cilat kërkojnë punë e mund për t`i mësuar. E, gjuha nuk mësohet duke pirë cigare e çaj dhe duke biseduar e analizuar, se cili politikan është më i miri e cili më i keqi, por duke lexuar e duke mësuar.


Thot se fëmija tanë, nga Kosova ndjehen të fyer para atyre të Tiranës me rrethinë, sepse nuk flasin dhe nuk e kuptojnë Gjuhën Standarde sikur edhe ata të Tiranës e të Durrësit.


Teori e çuditshme qenka edhe kjo! Po, a më garanton Bardhyli se ata fëmija e Kosovës do ta kuptojnë më mirë të folmen e Tetovës, sikur se Gjuhën Standarde Shqipe? Me siguri se jo. A e di Bardhyli bashkë më Migjenin e Nexhmedin, se unë ua kam lakmi, kur edhe një amvise nga Tirana e dëgjoj se si flet aq rrjedhshëm e bukur, ndërsa mua më duhet të mendoj se si të shprehem para saj. Por se i fyer nuk ndjehem fare, sepse unë e shkruaj Gjuhën Standarde më mirë se pothuaj të gjithë ata, që nuk e kanë studiuar Gjuhën Shqipe. Por, kur lexoj në dialektin Gegë ndjehem i lodhur, kurse në Gjuhën Standarde, relaksohem.


Si Migjeni, ashtu edhe Bardhyli, thonë se kur shkojnë kosovarët në Tiranë, ata, pra tiranasit thonë se „erdhen malokët“. E besoj se do të ngjet se i kanë dëgjuar këto fjalë, por se këto janë ose fjalë rruge ose kafenesh e, ata mos të merren me fjalë kafenesh e të rrugës, sepse kjo mud t`u n dodhë  edhe në Rahovec, kur një rahovecli e dëgjon dikë që flet shqip, thotë   „ ja, ky është selak ( fshatar). A t`i akuzojmë të gjithë rahoveclitë se po na përbuzin? Unë mendoj se jo.


Më poshtë shton Bardhyli duke thënë se është bërë bunkerizimi i Gjuhës Shqipe dhe  është dogmatizuar ajo dhe,  se Standardi i Gjuhës Shqipe duhet të bëhët ABDEIT, që do të thotë të ristaurohet, që edhe unë pajtohem me te, se gjuhëtarët duhet të punojnë më intenzivisht, sepse është koha e Globalizimit dhe se kanë vërshuar një mori fjalësh të huaja drejt gjuhës sonë, që sipas tij, kjo qenka sëmundja e ` 72-shit e, ky, pra Bardhyli na qenka shumë  i shëndoshë! Por unë mendoj se ne nuk duhet ta rrënojmë  atë.


 


Ndërsa shkrimtari Primo Shllaku, emrin e të cilit për herë të parë e dëgjoj në emisionin TARGET, gjë që nuk do të thotë se nuk është një shkrimtar me vlerë,    do të thotë se qenka në mësin e 52 shkrimtarëvë që po shkruajkan Gegërisht e, unë  po habitem, që aq shumë shkrimtarë paskemi, që as në SHBA s`ka aq shkrimtarë të gjallë, por unë e njoh Agron Tufën e gjallë edhe shkrimtarin e madh, ndjesë pastë Martin Camajn, që shkrimet e tyre janë në gegërishte, kurse tjerë jo. Por ta lëmë atë. T`i kthehem temës: Primo Sh., e do me këmbëngulje Gjuhën „Shkodrane“ e, Bardhyli e do Gjuhën „Gegnishte“. Por, unë kam frikë se do të ngritet Prof. Dr. Fadil Sulejmani e, ta kërkonte Gjuhën Tetovare e, ai është një gjuhëtar i spiktur dhe do të na bënte telashe me argumentimin, që do t`i bëntë gjuhës së tij, sepse ai ka edhe kompetecë mbi gjuhën, kurse këta nuk po dikan gjë, vetem se thonë, që duhet të ndërrohet Standardi i Gjuhës Shqipe, por  se si? Nuk po ditkan!


Thot që të hiqet Aparteidi mbi Gegnishten, Primo Shllaku, sepse kur humbet Gegnishtja, humben këngët e kreshikëve. Të bëhet liberalizimi i Gegnishtes, thot P. Shllaku. Kurse unë mendoj se ky është kompleksi i Provincializmit dhe jo qëllim i mirëfilltë i tij me shokë.


 


Problemi mbi problemet është sipas tyre Paskajorja, që janë bërë mërak në të si djalli në sy të bretkocës, kurse Standardi Gjuhësor Shqip, halë në sy!  Dhe se Primo Shllaku shton duke thënë se. „ fjalët e huaja kanë hy në Gjuhën Shqipe si delja e zezë në kope“. Por unë mendoj më tej: se fjalët e huaja bashkë me kosovarizmat, me të vërtetë kanë hy si një apo shumë dele të zeza brenda Gjuhës Standarde Shqipe, për të cilën aq mund është bërë dhe është duke u bërë. Se „Gegnishtja“  është gjuhë Sintetike“,  shto duke thënë P. Shllaku, që unë do të thosha se Gëgërishtja, nuk është gjuhë, por se është dialekt i gjuhës edhe, se Gjuha shqipe është gjuhë analitike dhe se asnjëherë s`kishte rregulla tabu brenda saj. Që më  në fund Primo Shllaku  vjen deri tek ideja e një marrëveshjeje, e cila do ta sillte një kompermis.


Ndërsa profesoresha Sala Ahmeti, përpiqej brenda mundësive, që i kishte, jo se s`kishte kompetncë, por se ata e pengonoin duke reaguar rend e pa rend, për ta argumentuar Standardin se, kjo është një Normë, të cilën e zbatojnë të gjitha gjuhët e popujve të civilizuar të botës, prandaj edhe ne duhet ta kemi, si dhuratë të cilën e kemi nga gjuhëtarët më të spikatur e, që kanë studiuar në universitetet më pestigjioze të Europës. Ne e kemi Gjuhën e Naimit.


Met të drejtë Sala Ahmeti e arsyeton çështjen se simpatizuesit e Gegërishtes, as vet nuk e dinë Gegërishte, sepse edhe ajo i ka rregullat e saj. Kurse, unë them se këta „Gegnistat“, „Shkodranistat“ edhe „Kosovaristat“, me përgjegjësinë më të madhe e them se shumë me kujdes flasin Gegërisht, madje aq larg shkojnë, sa që edhe e dhunojnë ngapak gjuhën e tyre të bukur, që sa më gegëristë të jenë. Kjo, që mendoni dhe flitni ju, shtoi duke thënë  Sala Ahmeti, „ është anakronike, sepse ta mësojnë Standardin, nuk do të thotë ta dinë të gjithë atë“.


 


„Gjuha Standarde është gjuhë intitucionale, shkresat të bëhen me te, sepse është e konsoliduar.  Ne duhet ta mbrojmë atë nga gjuhët e huaja“, tha Sala Ahmeti.


 


 


Nuk e di se kush fshihet pas këtij mendimi dhe kujt i konvenon ndarja e Gjuhës Shqipe në dysh, por se ma merr mendja se këtu fshihet një dorë e zezë, të mos them shumë duar të fuqishme dhe se kanë interesa antishqiptare për ta ndarë Shqipen në dysh. Këtu mund të jenë: SOROS, UDB, Al Kaida e dreçi i mallkuar qoftë me ta, të cilët nuk ua donë të mirën Shqipes dhe as  shqiptarëve. Kjo, pra është bukë me  gjak, që një ish ushtar i Lirisë, më tha se „ një pjesë e mediave, ma merr mendja që e hanë bukën me gjak , duke u mundësuar  edhe qarqeve antishqiptare, për të krijuar Identit të ri, i cili do të shkon doemos në dëm të shqiptarëve e, në dobi të armiqve tanë“. Ma merr mendja se me të vërtetë e hanë bukën me gjak, për arsye se shefat e tyre e shefat e shefave të tyre ua kushtëzojnë punëtorëve të mediave shqiptare, që sa më shumë mjegull të bëjnë, nëpërmjet të lloj-lloj emisioni, që edhe vetë nuk pajtohen me to.


 


Shumë gazetarë, janë të detyruar të shkruajnë e t`i shajnë edhe personalitetet kombëtare, që me dëshirë nuk do t`i shanin, por se ndikimi mund të jetë aq larg, sa edhe fëmija e tyre e gratë do t`u bënin presion, që nëse i kundërshtojnë shefat e tyre, do të konfrontohen edhe me fëmijët e tyre, për shkak të rrezikimit me humbje vendpunimesh. Prandaj janë gazetarë të varur, që do të thotë se varen nga të ardhurat, të cilat me shkelëm në qafë i fitojnë.


 


Mbetem, me shpresë që edhe mediat, një ditë do të jenë të pavarur e, të shkruajnë gazetarët atë që mendojnë, në qoftëse  edhe  gabim e kanë, por se jo atë që e dinë se gabim është e, detyrohen ta thonë e ta shkruajnë.


 E sa i përket Gjuhës Shqipe, të bëhet ligji, i cili do ta mbrojë  Standardin, sepse duke e mbrojtur Standardin Gjuhësor  do ta mbrojmë Identitetin Kombëtar e do të shkojmë drejt Bashkimit Kombëtar. Ashtu qoftë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …