leoni

MTI mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në ekonominë kosovare dhe eksportin e prodhimeve vendore

OAK: TVSH te paguhet në inkasim dhe Lehonia të paguhet nga shteti

 Ligji për TVSH, Ligji i punës dhe pushimi i lehonisë dhe problemet tjera të të bërit biznes ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me Zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica dhe bizneset.

Pas një fjale përshëndetëse për të pranishmit, kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi prezantoi dallimin e madh që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, ku vëmendja kryesore i’u kushtua eksportit, importit, punësimit dhe pagave. Ai shtoi që Kosova duhet të ndërmarr masat urgjente për përmirësim të situatës aktuale të Kosovës, ndër të cilat si hap i parë u konsiderua qe TVSH të bëhet në inkasim, e jo në momentin e lëshimit të faturës, pasi që kështu po dëmtohet rëndë biznesi.

Maqedonia me popullatë ka me shumë se Kosova, 400.000 vende pune dhe për 8 vjetët e fundit ka krijuar eksport prej 1260% me shumë se Kosova. Kosova ka pasur eksport prej 2.5 miliardëve, ndërsa Maqedonia 32 miliard euro. Një rekomandim tjetër i bërë nga Oda e Afarizmit të Kosovës është që të bëhet ndryshimi i Ligjit të Punës, saktësisht nenit të pushimit të lehonisë i cili duhet të bëhet ashtu që shteti të marrë përsipër 100% të pagës së grave lehona.

Organizata të tilla aktive si Oda e Afarizmit të Kosovës janë shumë të rëndësishme pasi që ndihmojnë organet qeveritare të përmirësojnë ambientin e të bërit biznes në vend u tha nga Zëvendëskryeministri Limaj. Ai shtoi që është momenti i fundit për bërjen e politikave të qarta për zhvillimin ekonomik dhe se prioritet i Qeverisë duhet të jetë krijimi i vendeve të reja të punës dhe ruajtja e atyre ekzistuese. Niveli i punësimit në Kosovë është problem të identifikohet saktë, e tëra kjo për shkak të in formalitetit të madh që ekziston në Kosovë, andaj Qeveria duhet të krijoj pako stimuluese për bizneset që të i regjistrojnë të gjithë punëtorët theksoi Limaj.“Ti kryejm secili punët tona” ishte  kërkesa kryesore që Limaj adresoi tek biznes, duke shtuar që kur të kërkojmë diçka nga shteti, fillimisht të pyesim veten a i kemi përfundu të gjitha detyrat tona, pasiqë ne vendosim se çfarë dëshirojmë të bëjmë me vendin tonë.

Ndërsa Ministri Reçica shtoi që shteti është duke punuar në krijim të lehtësirave të të bërit biznes, andaj edhe ka disa ndryshime për mirë, siç është edhe trajtimi për herë të parë i pushimit të lehonisë në ligj. Një statistikë alarmante që Reçica theksoi ishte edhe rënia e numrit të fëmijëve të regjistruar në klasë të parë, ku këtë vit ky numër ishte për 1600 fëmijë më i ulët se sa vitin e kaluar.

Të gjitha Qeveritë kanë kontribuar në rezultatin momental të vendit dhe  se çdo biznes po kërkon punëtorë të kualifikuar por nuk po gjenë, u tha nga Avni Haliti pronar i Intersoft-a Computers. Ai shtoi që në nuk ka asnjë shtet, përveç Kosovës, në të cilin paga në institucione të jetë më e lartë se sa në biznese private dhe se në Kosovë bizneset neglizhohen.

Sipas Burim Piraj, pronar i Meka Halal Food “asnjë vend në botë nuk e ka zhvillu ekonomia vendore, e kanë zhvillua politikat që i ka ofruar një Qeveri, nëse në jemi të paaftë për të bërë biznes atëherë vjen dikush tjetër që është i aftë, por ju ofroni politikë. Ju në vitin 2018 nuk po furnizoni me energji elektrike, ndërsa po kërkoni përgjegjësi prej biznesit. Ju duhet të bëni reforma. Shteti duhet të bashkëpunoj me bizneset për të funksionuar, t’i marrim praktikat e tjerëve të cilat janë tregu të suksesshme. Ne kemi edhe ligje të mira, por duhet që dikush t’i përdorë. Nëse një shtëpi nuk është në rregull, fajin kryesorë e ka i zoti i shpisë”

Në fund të takimit Limaj shtoi që të gjitha kërkesat e bizneseve do të i adresoj në Qeveri dhe se bizneset do të kenë përkrahjen maksimale të tij.

Krasniqi shtoi që OAK do të vazhdoj të organizoj takime të tilla të cilat janë në interes të biznes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …