RKL: Gazetarët e manipuluar të Jeta Xharrës

Gazetarët e BIRN-it në Kosovë, filiale hulumtuese informative, që kreun e ka në Beograd, nuk e pushojnë dot fushatën e tyre kundër vlerave të luftës së UÇK-së, kundër zyrtarëve me prejardhje nga lufta, kundër të burgosurve politikë dhe përgjithësisht kundër forcave liridashëse shqiptare. Tekefundit, BIRN-i i Kosovës është themeluar dhe paguhet nga nëntoka e neveritshme e qarqeve antishqiptare vetëm për këtë qëllim


 


Një gazetar që ka punuar për një kohë në BIRN, seksioni, “Jeta në Kosovë” thotë se puna e gazetarit të ndershëm  aty nuk paguhet, ose paguhet katërfish më pak se puna e gazetarit i cili shantazhon ndonjë zyrtar, instrukton ndonjë aferë, shkakton skandal publik, apo sajon ndonjë aferë të paqenë, duke u mbështetur në të dhëna të besueshme të akëcilit dëshmitar, gjithnjë anonim. Puna paguhet vetëm atëherë kur realiteti përshkruhet krejt zi, atëherë kur fyhen dhe përçmohen zyrtarët, kur hulumtohet ndonjë ngjarje e instruktuar dhe kur nxitet ndonjë aferë e paqenë.


 


Shefica e “BIRN-it”, Jeta Xharra  është një gazetare, që përdor një gjuhë të ndragët në komunikim, e cila pa pikë turpi e kulture fyen bashkëbiseduesit, sidomos kryetarët e komunave, duke u sjellë me ta si inspektore e dikurshme e UDB-së, duke përdorur një gjuhë galimatiase, të denjë për rrugaçët, por shumë larg gazetarisë së vërtetë hulumtuese, gazetarisë serioze, e cila  çmohet kudo në botë dhe e cila ka luajtur dhe luan rol hulumtues por edhe emancipues, sepse në radhë të parë është gazetari e vërtetë profesionale, e cila nuk ka nevojë të vetëquhet si e tillë, meqë është e tillë dhe nuk ka nevojë të vishet me epitete megalomane. Për fat të mirë, në Kosovë dhe në trojet shqiptare përgjithësisht, ekziston një armatë e tërë e gazetarëve të emancipuar dhe profesionistë, të cilët e duan kombin e atdheun, e duan njeriun e thjeshtë, por nuk e kursejnë mujsharin apo matrapazin e politikës, cili do qoftë ai.


 


Natyrisht se “shefica” e BIRN-it, Jeta Xharra nuk do të ishte kjo që është, po të mos e kishte mbështetjen e disa  qarqeve të huaja me ndikim në Kosovë, të cilët ia kanë hapur dyert e përfitimeve dhe me të cilët ajo ndanë fitimet, që gëlltit nga RTK-ja, nga financuesit e huaj të  medieve dhe nga “direktoria” në Beograd. Disa nga gazetarët e saj “të besuar” flasin me fakte e shifra për pasurimin e saj në kurriz të Buxhetit të Kosovës, që ia mundëson RTK-ja publike dhe e pavarur, të cilën e financon Kuvendi i Kosovës.(!) Jeta Xharra tashmë ka tubuar rreth “kruzhokut” të saj një numër të gazetarëve që nxisin afera dhe që botojnë shkrime diskredituese kundër vlerave të luftës nëpër portalet e saj si Indeksonline dhe portale në gjuhën serbe. “Shefica” e BIRN-it mbështetet edhe nga segmenti ideologjik me prejardhje titiste rankoviçiste në të gjitha institucionet, në mos për tjetër, vetëm për faktin se kjo krejt hapur është vënë në shërbim të ideologjisë kozmopolite dhe në esencë antishqiptare,  sepse “shefica” dhe asnjë gazetar i BIRN-it, as edhe një herë të vetme nuk ka trajtuar fatin e nëpërkëmbur  të invalidit të luftës, të veteranit të UÇK-së, të fëmijëve të dëshmorëve, të ish të përndjekurve politikë dhe përgjithësisht njerëzve që kanë pësuar fatalisht nga barbaroidët serbë.  BIRN-i nuk ka hulumtuar asnjë krim të luftës, që kanë kryer kriminelët serbë në Kosovë, nuk ka hulumtuar asnjë zyrtar serb, edhe pse ka mjaft të korruptuar në mesin e tyre.


 


BIRN-i e ka të qartë pozicionin dhe shënjestrën. Pozicioni është kozmopolit, bashkim vëllazërim, multietnicitet, apatrid,  ndërsa shënjestër trashëgimia fizike dhe shpirtërore e UÇK-së, zyrtarët me prejardhje nga lufta dhe të gjitha forcat liridashëse të Kosovës.


 


Në “kruzhokun” e BIRN-it, shumica e gazetarëve nuk dinë çka është sakrifica kombëtare, sepse nuk kanë pësuar asnjë qime floku në kohën e luftës, ata as prindërit e tyre, sepse i kanë mbrojtur “kumbarët dhe pobratimët” e tyre serbë, të cilët nën mbrojtje e siguri të plotë i kanë dërguar atje ku ata kanë dëshiruar të strehohen edhe i kanë larguar nga Kosova. Të tillët nuk kanë trashëguar gjene morale në familje dhe për ta është krejtësisht e huaj dhe e panjohur kultura e vërtetë njerëzore, morali dhe feja, njerëzia dhe humanizmi. Një staf të tillë gazetarësh apatridë, shumica syresh me prejardhje ideologjike nga bashkim vëllazërimi jugosllav, po bëjnë përpjekje për ta helmuar opinionin, për të  vënë pikë barazimi mes viktimës dhe xhelatit, ashtu sikur bën frymëzuesi ideopolitik dhe shpirtëror i  Jeta Xharrës, Dik Marti dhe regjimi i Beogradit.


 


Përpjekjet e tilla nuk do të kalojnë, nuk do të kenë jetë të gjatë, sepse proceset politike dhe kombëtare  të shqiptarëve në Ballkan, edhe pse me vonesë, po shkojnë drejt homogjenizimit kombëtar dhe jo drejt multietnicitetit, po shkojnë drejt integrimit brendakombëtar, drejt Tiranës dhe kurrsesi drejt Beogradit.


Puna dhe aktiviteti i BIRN-it,  i dhjetëra  gazetarëve të vetëquajtur profesionistë dhe të gjithë atyre jugonostalgjikëve të neveritshëm është një proces  që gradualisht, në mënyrë evolutive do të shkojë drejt shuarjes, është një proces retrograd, analog me proceset e tilla që kanë ndodhur në epoka  të ndarjeve dhe thyerje të mëdha gjatë kthesave të rëndësishme historike. Kështu kishte ndodhur edhe me disa gazetarë dhe veprimtarë  të kohës së Haxhi Babës e Esad Toptanit, të cilët kurrë nuk u pajtuan me pavarësinë e Shqipërisë, por kërkonin që në Shqipëri të kthehej Sulltani e Baba Dovleti. Kështu po ndodh edhe sot me një pjesë jo të vogël të jugonostalgjikëve që krejt haptas thonë  se më mirë kanë jetuar shqiptarët në kohën e Titos e të Milosheviqit, ( deri në kohën e luftës) sesa që jetojnë tani. Realisht ka mjaft të tillë, që iu kanë shërbyer regjimeve okupatore dhe për shërbimet e tyre kundër interesit kombëtar të shqiptarëve, janë kundër-shpërblyer, jo vetëm financiarisht.


Karvani i lirisë, i pavarësisë dhe i bashkimit shqiptar po ecën pa kthyeshëm drejt procesit të natyrshëm historik. Këtë Karvan mund ta gërgasin, mund ta përbaltojnë e  sulmojnë herë-herë të gjithë –istët e së kaluarës, por nuk ka forcë në botë që ta ndalojë, meqë pashmangshëm po dyndet drejt rrjedhës së vet historike, ashtu sikur dynden e derdhën në dete e oqeane krejt lumenjtë e botës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …