ShFMU “ 7 Marsi” në Suharekë shënon Ditën botërore të ushqimit

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “7 Marsi” në Suharekë, përkatësisht Grupi i ekologëve të rinj të kësaj shkolle, kanë shënuar 16 tetorin – Ditën botërore të ushqimit. Ata në ambientet e sheshit ”Fadil Vata” kanë servuar ushqime të ndryshme të përgatitura në shtëpi, të cilat më pas i kanë shitur me çmime të volitshme, për të ndihmuar më pas familjet skamnore dhe fëmijët me leukemi, me të hollat e tubuara. Krahas ushqimit ekologët e rinj kanë rregulluar edhe ambientin e tyre dhe kanë shkruar mesazhe të ndryshme që kishin të bënin kryesisht me ushqim kualitativ dhe të shëndosh dhe me ambient të pastër. Këtij aktiviteti iu është bashkangjitur edhe SHFMU – “DRITA” nga fshati Gelanc.  Ajshe Kuçi, arsimtare e biologjisë dhe udhëheqëse e grupit të ekologëve tregon më së miri për rëndësinë e këtij aktiviteti. Ajo thotë se “në këtë mënyrë nxënësit po japin një mesazh shumë të rëndësishme rreth mënyrës së ushqimit, rreth pastërtisë gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit si dhe rreth ambientit ku përgatitet dhe servohet ushqimi. Ne si ekologë të rinj organizojmë edhe aktivitete tjera të ngjashme në Shkollën tonë”. Këtë aktivitet të nxënësve të “7 Marsit” e ka vizituar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili e ka përshëndetur këtë aktivitet me domethënie të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …