Vitia shënoi Ditën Botërore të Ushqimit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka shënuar Ditën Botërore të Ushqimit me një ligjëratë në shkollën fillore “Skënder Emërllahu” në fshatin Ramjan të Vitisë. Gjatë kësaj ligjërate e cila është ligjëruar nga Fatbardha Salihu me nxënësit e klasave një deri të katërt, nxënësit janë njoftuar me dobitë e përdorimit të ushqimit të shëndetshëm. Gjithashtu ata janë pajisur me fletushka mbi mënyrën e të ushqyerit të shëndetshëm. Përndryshe, Dita Botërore e Ushqimit kremtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe atë çdo vit në datën 16 tetor kur FAO është themeluar me datën e njëjtë në vitin 1945. Kjo ditë organizohet që prej 1981 dhe synon të sensibilizojë politikëbërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …