Asfaltohen 3 rrugë në Lloshkobare të Ferizajt

Kushtet e përshtatshme atmosferike kanë mundësuar edhe zhvillimin me intensitet të lartë të projekteve të ndryshme infrastrukturore në gjithë territorin e Ferizajt. Një i tillë po realizohet në fshatin Lloshkobare. Aty po asfaltohen tri rrugë të këtij fshati, përkatësisht rruga “Selman Selmani”, “Musli Selmani” dhe “Shkalla e Tafës”. Për të parë punimet që po kryhen në këto rrugë, doli Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. I pari i Ferizajt, Agim Aliu vlerësoi investimet në zonën rurale si të rëndësisë së veçantë për zhvillimin e përgjithshëm të këtyre pjesëve. Ndërkohë, drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se në këtë projekt po bëhen investime të cilësisë së lartë dhe sipas standardeve më të larta të infrastrukturës rrugore. Projekti në tërësi përfshin asfaltimin e 10 rrugicave në fshatin Lloshkobare dhe kanë një kosto prej 220 mijë euro. Me këtë projekt përmbyllen investimet kryesore infrastrukturore në fshatin Lloshkobare, përkatësisht asfaltimi i rrugicave në këtë fshat.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …