Ministria e Jashtme e Kosovës ka akuzuar Serbinë se është duke prodhuar lajme të rreme për “zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në lidhje me Kosovën”. Duke rikujtuar se si edhe në të kaluarën autoritetet serbe kanë kryer siç ka thënë kjo ministri propagandë me njoftimet se Guniea Bissau, Liberia, Gana, kanë tërhequr njohjet për Kosovën, zyrtarët e kësaj ministrie kanë shprehur shqetësim për përhapjen e këtyre lajmeve të pavërteta në media të ndryshme të Kosovës dhe të atyre në botë. Përveç tjerash, në komunikatë është thënë se këto masa të Serbisë janë duke u marrë “në kohën kur Kosova është në vlugun më të madh të faktorizimit të saj në organizatat e fuqishme ndërkombëtare, përderisa diplomacia serbe nuk posedon asnjë instrument për të penguar këtë proces”. Komunikata e Ministrisë së Jashtme të Kosovës ka ardhur pas deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ditën e martë se Lesoto ka tërhequr njohjen për shtetin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …