Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një intervistë për “Epoka e re” e ka quajtur joserioze kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të reja. Ai ka thënë se sa i përket kësaj përpjekjeje të opozitës, koalicioni qeverisës do ta çojë mandatin deri në fund. Krasniqi ka vlerësuar se kërkesa për zgjedhje ka të bëjë më shumë me problemet brenda partive të opozitës. Sidoqoftë, ai ka bërë me dije se as bojkoti opozitar në Kuvend nuk do të reflektojë në funksionimin e koalicionit qeverisës sepse, sipas Krasniqit, Qeveria është duke e bërë punën e vet dhe ka stabilitet. Është papërgjegjësi e skajshme politike që cilido deputet i opozitës apo parti opozitare të abstenojë apo të refuzojë të marrë pjesë në çështjet që ndërlidhen me fazën finale të dialogut me Serbinë, integrimin evropian, zbatimin e MSA-së, liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …