Kryetari Begaj, po qëndron në Gjermani për efiçiencë të energjisë

Kryetari i Komunës së Malishevës, i shoqëruar edhe nga zyrtari komunal për energji efiçiente, Çlirim Karaçica, po qëndrojnë në Gjermani, përkatësisht në qytetin model për energji efiçiente, Frieburg, në kuadër të programit të GIZ-it gjerman, për zhvillimin e energjisë efiçiente në Kosovë. Në këtë vizitë me karakter studimorë po marrin pjesë edhe disa komuna tjera të Kosovës. Gjatë vizitës në Frieburg, do të dëgjojnë ligjërata mbi efiçiencën e energjisë, si dhe do të vizitojnë disa vende në qytetin e Frieburgut, si shembull për aplikimin e energjisë efiçiente, planet e këtij qyteti për energjinë, mbrojtja e klimës, energjinë e rinovueshme dhe efikase. Në kuadër të qëndrimit në Frieburg, do të takohen edhe me udhëheqjen e komunës së Frieburgut, me qëllim të shkëmbimit të përvojës në fushën e energjisë efiçiente dhe në fushat tjera me interes, përfshi edhe krijimin e lidhjeve mes qyteteve. Në këtë vizitë me karakter studimor, do të merren shembujt e mirë në këtë qytet gjerman që llogaritet si vend model i aplikimit të energjisë efiçiente, dhe do të shihen mundësitë e aplikimit të energjisë efiçiente edhe në qytetet tona.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …