Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi, ka deklaruar se me 10 euro në muaj nuk zbutet varfëria, nuk rritet lindshmëria e fëmijëve dhe nuk mashtrohet elektorati. Buxheti i Kosovës nuk mund ta mbaj barrën e secilit politikan që i bie në mend ndonjë ide populiste që do të mund të sillte vota në zgjedhjet e ardhshme, duke mos marrë asnjë përgjegjësi për implementimin e saj. Varfërinë do të mund ta zbuste hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi i sektorit privat dhe nxitja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, krijimi i kushteve me të mira për investime nga jashtë, sistemi arsimor që i përgjigjet nevojave të tregut të punës. Nënat e reja duhet të mbrohen dhe stimulohen që të arsimohen dhe të punojnë, e jo të paguajnë çmimin e emancipimit duke mos dashur të lindin me shumë fëmijë. Ato mbrohen kur ligji i punës zbatohet në tërësi, duke garantuar mos-diskriminimin e çfarëdo lloji ndaj grave, kur numri i kopshteve publike të jetë i mjaftueshëm për të akomoduar të gjithë fëmijët që kanë nevojë për to, kur qeveria del me politika fiskale dhe kreditore të leverdishme për çifte të reja dhe familje, ka thënë mes tjerash deputetja, Evgjeni Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …