Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Pulat dhe gjelat serbë të mos maten me hijen e mëngjesit

(Reagim ndaj kërcënimeve të vazhdueshme që vijnë nga qeveritarët, gra e burra të rritur me ideologjinë mitit mashtrues serb që veten e quajnë, racë “hyjnore.)

Ka vite, që nga fillimi i Bisedimeve në mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit, disa qeveritarë e qeveritare në Beograd nga pula të lagura janë kthyer në gjela që matën me hijen e mëngjesit?! Por, për ketë nuk është faji i tyre, faji është i atyre gjelave shqiptar, që në raport me bashkëkombësit e tyre, bëhen si gjelat maje plehut, e para të huajve rrinë si pula të lagura.

Duke i lënë shprehjet figurative, femra e meshkuj të politikës në Beograd duhet që ta dinë, se për gati një shekull, sa ka zgjatur pushtimi serb në Kosovë, në regjimet kriminale të Beogradit ka pasur shtetarë më kudret goxha të madh, kanë përdorur makineri çetnikesh, xhandarësh, ushtaresh, paramilitaresh e gjithfarë banditesh, por nuk kanë mundur t’ia ndërrojnë Kosovës përbërjen nacionale shqiptare. Ata, nga viti 1912/14 e krejt deri në Luftën e Dytë Botërore, pastaj 1944/45 e deri më 1966 e pastaj 1981-1999, këtu evidencova majat e përdorimit të metodave të holokaustit, shpërnguljeve, përndjekjeve e të gjenocidit, por nuk arritën ta ndalin Pavarësinë e Sovranitetin e Kosovës. Kjo politikë është filluar nga sundimtarët serbë e kryeministri Pashiq, derisa pas LDB-së janë vazhduar nga komunistët Tito, Rankoviq, Millosheviq e deri të këta të sotmit.

Nuk ka dyshim që pulat e gjelat në Beograd, viteve të fundit janë trimëruar nga përgjumja e përcjell me lakmi babëziste të disa politikanëve shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, por e kanë të kotë se Pavarësia e Sovraniteti i Kosovës është i pa kthyeshëm. Madje këtë e ka konfirmuar edhe Gjykate Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010. Ato e ata, pulat e gjelat e krekosura në Beograd duhet ta dinë se shqiptarët gjatë gjithë shekullit XX, e kanë përjetuar shpesh politikën e gjenocidit nga regjimet serbe. Nga qershori i vitit 1999 e këndej kurrë nuk kanë qenë më mirë se sa janë sot, në shekullin e ri dhe më të përgatitur për t’i mbrojtur fortë frytet e lirisë, të çlirimit e të pavarësisë!

Prandaj, pulat e gjelat e lagur të Beogradit, nuk duhet të bazohen nga dobësia e çastit e ndonjërit nga ish komandantët e djeshëm të luftës. Në Kosovë po rritet gjenerata e lirisë!

Në Beograd, pulat e gjelat serbë mund të matën me hijen e tyre të mëngjesit! Kanë aq të drejtë!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …