Fshati Prilep më rrugë të asfaltuara

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, zyrtar komunal, drejtor të dikastereve komunale, asamblistë dhe banorë të fshatit Prilep, kanë nisur punimet për përgatitjen e rrugës për asfaltim në lagjen Kukalaj në këtë fshat, kjo rrugë do të zgjidhë problemin e banorëve të kësaj ane dhe krijojnë qasje më të lehet në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë. Kjo rrugë në gjatësi mbi 2000 metra do të asfaltohen nga kompania e kontraktuar ,,Arfa”. Me këtë rast, kryetari Ramosaj ka kërkuar nga operatori ekonomik që të respektojë dinamikën e paraparë të punës dhe implementim të detajuar të projektit që kjo rrugë të përfundojë me kohë dhe me infrastrukturën përcjellëse duke përfshi edhe urën në hyrje të kësaj rruge po ashtu banorëve të këtij fshati u premtoi se të gjitha rrugët dytësore në brendi të këtij fshati do të përfshihen në projekt dhe nuk do të mbetet asnjë rrugë e pa asfaltuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …