Isuf I. Bytyçi: Frikësohen nga dr. prof. Rexhep Qosja, si djalli prej kryqit

Me këtë reagim, nuk do të mundohem ta mbroj Profesor Rexhep Qosjen, sepse atë e mbron puna e dija kolosale edhe Zoti i madh, por do të përpiqem aq sa mundem, opinionin e gjerë ta informoj.


Në një proverb për bretkocën thuhet se kur bretkoca e sheh ndonjë kafshë më të madhe se vetë, që është, i jep zor e fryhet, për t`u dukur shumë e madhe e, nëse qëllon ndonjë lepur, doemos, që do të ikte, por këtu fillon fabula:


 „Bretkoca dhe elefanti“


„Bretkoca gjendej pranë një lumi dhe, aty shkoi një elefant për të pirë ujë. Kur e pa bretkoca elefantin, atë kafshë aq të madhe, nga frika i dha zor dhe filloi të fryhej. Aq fort i dha zor së fryeri sa që plasi“!


Ndërsa bajraktari i Reshkocit pasi që ishte bërë burrë, nëna e tij i kishte thënë:


 „ O biri i nënës, eja këtu ta jap një këshillë, pasi që jam plakur e, jetës nuk i dihet“.


Djali, pra Bajraktari shkoi ngadalë pranë s`ëmës për ta pranuar këshillën.


Nëna: “biri i nënës, a e sheh atë çukë”? Çukë i thuhet diku-diku në Kosovë,  një kodre relativisht të lartë.


Djali: “po nënë”.


Nëna  shtoi duke thënë: “unë, pra, nëna jote shoh mirë deri te çuka, nëse ti more bir i nënës  nuk sheh përtej çuke, më mirë të mos pastë nëna, djali nënës”.


Ky farë “intelektuali“  nuk po shihka as deri te çuka!


E merrka  ideologun për tiran e, tiranin për ideolog!


Më vjen keq se paskam hy në polemikë me një njeri, i cili nuk po e ditka etikën polemizuese. Nuk do të kisha hyrë në polemikë, sikur të kishte qenë pak më serioz. Por kur e pash se ia fut pa kontroll dhe po gjuajka me dy sytë mbyllur e, ka shumë lexues shqipfolës e as që e dinë kah e ka dhia bishtin, e mendojnë se po dika gjë! Por edhe Asllan Bajraktari po ashtu s`po dika gjë, sepse sikur të dinte gjë, do të ishte pak më i sinqertë, më i arsyeshëm edhe  më kompetent. Por edhe ky s`e ka qefin, do të kishte thënë një plakë, sepse aq e ka dijen.


Arsyet, se pse kam reaguar kundër këtij „ ideollogu“ janë:


Se Rexhep Qosjen, e quan: Vehabist e, vehabist do të thotë një njeri i zhytur aq shumë në relegjionin Islam, dega e Vehabizmit, sa që arrin deri në fundamentalizëm e ekstremizëm.  Gjë që ky e dëshmon të kundërtën.


Se e quan Rexhep Qosjen Komunist, gjë që edhe nëse dikur Rexhep Qosja ishte anëtar i Lidhjes Komuniste, ai s`ka qenë kurrë sekretar i partisë, që do të thotë se ata e luanin rolin kryesor në parti, sekretarët; e vranin dhe e kthjellnin, madje edhe dënonconin kë donin. E kanë denoncuar edhe Rexhep Qosjen, Ideologun e Çështjes Shqiptare, në Institutin Albanologjik, e kanë denoncuar,  Adem Demaçin, Simbol i Qëndresës Shqiptare si shkrimtar i ri, n`atë kohë e plot temperament e energji, e kanë denoncuar Ukshin Hotin, Simbol i Rezistencës aktive,  për fati e të cilt akoma nuk dihet gjë e, shumë të  tjerë ushtarë të Lëvizjes Kombëtare, që si rezultat i punës së tyre sot e kemi lirinë e pavarësinë e Kosovës.


E kam të qartë se kundërshtarët e tij të shkencës, doemos që do ta shanin se e kanë zili për dy arsye:


se Rexhep Qosja i priu Lirisë së Kosovës, dhe atyre u dhembë, sepse ata nuk ishin në anën e lirisë, por ushtarët e lirisë i quanin „terroristë e dorë e zgjatur e Serbisë“ dhe, arsyeja tjetër është se;


edhe ata kanë provuar të ndërtojnë vepra shkencore-letrare, por nuk ia arritën dot.


Pse nuk  arritën?


Nuk arritën, sepse as kapacitetin e trurit nuk e kishin, as guximin po as eruditetin, sepse Rexhep Qosja ka punuar në kabinetin e tij deri në 16 orë në ditë e, ata, të vegjlit  pinin kafe , cigare e besa edhe raki rrushi, madje edhe shlivovicë, derisa bëheshin tapë e, përkrahu i dërgonin veçilët e tyre deri në familje.


 


 


Po  ky farë tipi, ç`i hyri kësaj pune, kur i paska do kamionë, nga të cilët po fitojka para të majme duke i mashtruar e gënjyer shqiptarët!


Artikulli i këtij farë çurani, kundër vehabistëve e, bashkë me ta edhe kudër Rexhep Qosje, ishte deridiku i lekturuar, por se ky reagimi kundër meje, ishte pordhë e piskamë! Secili rrugaç e analfabet, por pse jo edhe secili i çmendur, do të kishte ditur të shante kësisoj. Kjo, pra është „ Etika e tij morale“.


E lexova me vëmendje e gjakftohtësi edhe pse ai farë sharllatani e kishte humbur durimin,  bashkë me durimin edhe logjikën  e, sa i përket ndërgjegjes, s`kishte fare, sa e pashë unë, por e kishte rrokullisur edhe kontrollin gjuhësor.


Me kompetencë, e them se mbasi e ka shkruar ky farë „intelektuali“  me maturë të kryer këtë artikull, dikush tjetër ia kishte bërë lekturën brenda mundësive, që i kishte, por megjithatë shihet se n`aspektin gjuhësor lektori i tij është më i përgatitur sikur se  ky farë piktori parashkollor.


Artikulli pretendon të jetë  i shkruar në Gjuhën Standarde, kurse ka pjesë që edhe në dialektin Gegë nuk i plotësojnë kushtet, sepse ka bërë ndërhyrje mbasi ia ka bërë ai tjetri lekturën, duke menduar se ia qëllon prap të shkruajë me sa më pak gabime gjuhësore e logjike, por nuk ia doli mjerisht.  Edhe më thotë se intelektual është! O mizerje! Nëse të quheshin intelektualë të gjithë ata njerëz të kategorisë sime me një diplomë fakulteti, e  Asllani , i cili e kishte kryer: Fruthin, Kollin e Madh, Lijën e Ujit edhe Gjimnazin, atëherë  shqiptarët nuk do të kishin ku të pshurren prej intelektualëve. Me nder të them.


 


 


Një  artikull ose një reagim, mund  t`i krahasojmë me ndërtimin e një objekti. Ai objekt, mund të jetë: një pallat i lartë e i gjerë, me standarde amerikane ose europiane, mund të jëtë një shtëpi –vilë  e ultë, por e bukur  dhe e fortë, mund të jëtë një shtallë, në të cilën do të mund të jëtonin vetëm shtazë ose më mirë të themi derra, por mund të jëtë e ndërtuar edhe një VC publike apo private.. Ky reagimi i Asllanit, sipas ndërtimit mund të krahasohet me një shtallë  kafshësh a po VC publike. Them kështu, sepse reagimi i tij kundër meje është një shkrim prej një tuxhari.


“Më të rrezikshmit janë analfabetët, që dinë të shkruajnë e të lexojnë”, thotë një proverb popullor.


Një gjysmë mësuesi i prish nxënësit, një gjysmë hoxhe e prish xhematin e, një gjysmë mjeshtri e prish ndërtesën, ndërsa një gjysmë gazetari e prish gazetën a po faqen e Iternetit!


Asllan Beu, edhe pse më ka sharë e fyer mua, unë nuk do ta shaj e fyej, sepse në fund, secili, atë që di edhe e thotë. Më në fund si një bomerang i kthehen të gjitha. Unë, vetëm do t`i përmendë dobësitë e gabimet e tij:


Reagimi i tij“ Kush na qenka ky farë Urith Isuf Bytyçi…”, sëpari është  tejet i dobët në aspektin :1. Logjik, 2. Gramatikor dhe 3. Moral, që pa këto tri komponente, nuk bën dot gazetari e, aq më pak opinione, reagime e analiza. Do ta kishte marrë notën 2 në Kosovë ose në Gjermani 5.


Më quan urith, që ky emër nuk përkon me mua, sepse urithët i pengon drita, ata jetojnë ndër dhe, për shkak se nuk e durojnë dritën e Diellit, po ashtu sikur Asllani me shokë, që nuk e duroka dritën e dijes, e cila rrezaton nga të katër anët e, ai që rrezaton është Rexhep Qosja, intelektuali më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Prandaj, e kam krahasuar me Gjergj kastriotin, sepse shpata e Gjergjit e pena e Rexhepit, që të dya bëjnë një. Ato, pra; shpata edhe pena e kanë sjellur lirinë, pavarësinë edhe demokracinë, sot.


E shpjegon prejardhjen e emrit të tij, që do të thotë se vjen nga „vëllezërit“ turq e, që do të thotë Luan. Shumë interesante, e zbuloi Amerikën! Kurse pyet për emrin tim: Isuf, se kah e ka prejardhjen dhe se çka do të thotë? Pyetka ky farë mlyshi!


Edhe i thojka vetes „intelektual“! Unë ia tregoj prejardhjen e emrit tim: emri Isuf vjen nga Jusufi (profet) e, Jusufi vjen nga emri Jozef ( prap profet). Dikush i thotë Josip e dikush Josif. Nëse do të dish, lexoje Biblën edhe Kuranin, në të dyat bëhet fjalë për Jozefin / Jusufin. Deshëm e s`deshëm, këto janë gjurmët e vendeve të Lindjes së Afërt, nga tëcilat i kemi trashëguar fetë, kundër të cilave s`kam gjë.


Më ke quajtur edhe fundamentalist, që kurrë s`kam qenë anëtar i ndonjë feje, megjithë respektin  që kam për to. Më ke quajtur edhe komunist, që kurrë në jetën time s`kamë qenë  anëtar i LKJ-së. Ke shkruar, se kisha kumbari me serbë e, unë kurrë s`kam pasur shok as jaran serb. Le të del vetëm një zë që thot se kam pasur jaran a po kumbarë serb, ia japi kokën nëse dëshmon kush, por s`del, se s`ka. Por, e shoh se ti vetëm poi a futshe kot, pa kurrëfarë logjike, ti nuk më njeh fare se pak më mire do t`ishe sjellur, më tepër do të kishe respekt, edhe pse s`kam nevojë për respektin e të tillëve.


Sa i përket atij shkrimit në “ Botën Sot”, që ti e përmend, mund ta kesh ngatërruar emrin tim me një Isuf tjetër, se ne jemi dy Isufa, emër I bukur a po?  Njëri e ka mbiemrin Bytyçi, e ai jam unë dhe jam gazetar i lirë, e jo i varur, ndërsa tjetri e shkruan të shumtën e herave si Bytyqi , e është gazetar i “Botës…”, nëse s`gaboj. Gazetar I varur mund të jetë. Nuk e njoh për së afërmi. Se ç`më bëri përshtypje shkrimi i mbiemrit tim në artikullin tend Asllan efendi; herë si Bytyçi, e herë si Bytyqi. Këta dy tinguj; ç  me ; q- në, janë aq larg nga njëri-tjetri, sa edhe: d me; b-në. Besoj se edhe gj-në e ngatërron me xh-në, sepse ata që nuk e njohin drejtshkrimin, kanë problem  me këta katër tinguj, që do të ishte mire të lexosh pak më shumë o Asllan aga.


Ai farë „intelektuali“ sharlatan, Asllan Dibrani thotë se vetë është intelektual! Nuk e di se ku bazohet, që merr guximin të quhet intelektual! A mos mendon në ato dy-tri vjersha, të cilat i paska shkruar? A mos ndoshta mendon në ato dy-tri  karikatura, që i paska vizatuar?  Ka mundësi! Nëse me të vërtetë bazohet në këto farë “dhunti”, gabim e ka. Ai ,mund të jëtë poet ose vizatues NAIV, por intelektual e piktor kurrësesi.  Nëse nuk u beson fjalëve të mia, le t`i pyet ata dirigjuesit, që po e përkrahun. Besoj se do t`i tregojnë në rreth të ngushtë a po në vesh, që të mos dëgjojnë tjerët. Nëse nuk i pëlqen t`i pyet ata, le ta shfletojë FGJSH se aty, besoj që do ta gjejë. Ndoshta nuk e di se çka do të thotë FGJSH, unë I tregoj, edhe do t`I ndihmoj për aq sa ka nevojë. FGJSH do të thotë: Fjalori i Gjuhës Shqipe, pra.


Shkruan, se Migjen Kelmendi, Enver Robelli, Bardhyl Meta e Halil Matoshi na qenkan  shkencëtarë! Sa intersante, që nuk e paskam ditur! Ku bazohet se këta na janë shkencëtarë? A në ato teoritë e tyre bastardhuese  e proserbe, kundër Gjuhës Letrare Shqipe a? absurd, pa kurrëfarë baze?  I mjeri unë për ty o Asllan beu!! I mbron këta e, këta janë për një gjuhë ndryshe, për Gjuhën Kosovarishte e, ti  thërrasësh për një gjuhë, një komb e një flamur, që do të thotë se as në aspektin logjik nuk shkojnë së bashku këta „studiuesit“  tu edhe një gjuhë e përbashkët me një flamurë. Këta nuk janë për njëshin – për një gjuhë, por për dyshin, për dy gjuhë – gjuhën Shqipe edhe atë Kosovarishte, atë e doni edhe serbët gjatë sundimit në Kosovë. Ata janë për dy flamuj dhe për dy kombe: Shqiptar edhe Kosovar. O çuran! Ti nuk di se çka shkruan, vetëm ia fut.


Deklarohet se është patriot mbi patriotë, ti je patriot me bateria, si t`i heqë dikush bateritë, ti ftohesh. Asku nuk e përmend Adem Demaçin, simboli i qëndresës, asku nuk e përmend Ukshin Hotin, simbol i rezistencës, asku nuk e përmend Adem Jasharin, simbol i flijimit, shan Rexhep Qosjen,  ideolog i Çështjes Kombëtare, lavdërosh  Sali Berishën e tj. Që politikanët, sot janë e nesër s`dëgjon kush për  ta, vetëm për hajnitë e korrupcionin e tyre, që kanë bërë në rekorde botërore. Mama mia!


Ky farë “intelektuali“, e merrka  ideologun për tiran e, tiranin për ideolog. Paska bërë pakt me djallin. Duke e parë se në anën e kujt është, sesi shprehet,  e shoh se ky është një piano, së cilës dikush tjetër i luan gishtat, pra ky është një fyell, të cilit tjetër kush ia ndërron gishtat, asgjë tjetër nuk mund të jetë pos një çurani, të cilit kush i fishkëllen, ky bëjka;  kurll-urll-urll. Ky është një xanxë.


A e di ti o Asllan Dibrani se kur u futën ish të burgosurit politik, në radhët e LDK-së? Ata  ( LDK-eistat) me skepticizëm  i prauan edhe, së shpejti i izoluan duke thënë se „këta do të na pushtojnë kështjellën përbrenda“. T`mos keqkuptohemi; se nuk i fut të gjithë në një thes, ata të LDK-së së mirëfilltë  në krye me Fatmir Sejdiun, i cili ka vizion kombëtar. Kurse ata LD kecat e Isa Mustafës janë ata që dërdellisen. E ti? Ti, si ish i burgosur politik, u shkosh mbrapa si mazi pelës. Edhe ke fytyrë, të thuash se je ish i burgosur politik! Nuk ma do mendja se ishe në ndo një organizatë a po lëvizje kombëtare për çlirimine Kosovës. Edhe nësë ke qenë, ishe rastësisht edhe, kur të burgosën serbët, u bëre si një lepur frikacak dhe i more në mëri figurat më të ndritura kombëtare shqiptare, për arsye se ata ishin fajtorë, sipas mendimit tënd të kalbur, që u ndikove dhe përfudove në burgjet serbe. Qyqar.


Nuk je vetëm ti. Ti ke shokë, vetëm disa do t`i përmend: e ke Kadri Osmanin, alias Mani, i cili më parë krenohej gjatë vuajtjes së burgut, kur e thërrisnin; Adem Demaçi i dytë, kurse tani krrekoset se do që të jetë i Pari, a po mos ndoshta do të thotë: prej tani nuk jam Kadri Osmani, por Asllan Dibrani i dytë! O mein Got!


E ke  Fetahun e berishëve të komunës së Rahovecit, të cilin e kemi përkrahur me mish e shpirt, deri sa i doli haptas kundër Ukshin Hotit e, më në fund edhe kundër UÇK-së. Atë, të cilin e merrnin policët e Rahovecit, në bisedë informative, dhe e rrihnin si pulën, që sipas fjalëve të tij, deri në alivanosje e, më në fund e gjuanin si një leckë në kanal. Aty qëndronte derisa vinin qytetarët e Rahovecit dhe e tërhiqnin me automjete deri në familje. Asnjë fjalë i mjeri nuk e thoshte kundër atyre, pra kundër serbëve. Kurse tani? Tani shanë pjesëtarët e UÇK-së.


Ti je në krahun e Bajrushit të morinëve të Gjexhes, i cili pasi i mbaroi studimet, shkoi në Beograd me ndihmën e Rrahman Morinës, për t`u punësuar në Komitetin Qëndror të  Lidhjes Kommuniste të Jugosllavisë edhe, po aty u punësua. Nuk e di se a ishte vetem komunist a po edhe punëtor i shërbimit sekret serb? Si duket akoma punon për ta! Atë e di vetëm Zoti i madh edhe Bajrushi i „ Botës sot“.


Vjen pyetja: se si arriti?


Ai shkoi në Beograd, siç thash, me ndihmën e Rrahman Morinës, qëndroi rreth një javë nëpër parqe e shkallë të banesave të Beogradit, derisa e gjeti një punëtor- babain e një ish-kolegu të shkollës së mesme dhe, kur e kuptoi se ai ishte babai i XY, iu afrua sikur vetë zogu i djallit, e mori me të mirë, derisa hyri në banesën e tij dhe aty po ashtu qëndroi rreth dy javësh, pra fjeti dhe, pastaj u njoftua me njerëz  tjerë dhe erdhi deri te një banesë, të cilën e mbajti aq gjatë sa ishte i punësuar në Komitetin Qëndror të Lidhjes Komuniste të jugosllavisë. 


Atë, pra Bajrushin të cilin e dërgoi UNMIK-u në Hagë, se gjoja i paska bërë presion një dëshmitari, i cili ishte kundër Ramush Haradinajt, që ta anulojë akuzën. Por, kurrë nuk dihet e vërteta, se a ishte aty për ta mbrojtur Ramushin a po për ta bërë të kundërtën? Më së miri e di Bajrushi dhe UNMIK-u.


Qëllimi i tij ishte atëherë e sot djallëzor: N`atë kohë në Beograd, pastaj në Hagë, e tani?  tani kali i Bajrushit është gazeta antikombëtare “Bota Sot”, gazetë e cila lë vend  që Gjergj Kastriotin ta shpallin me prejardhje serbe e hajn i kuajve, gazeta e cila e madhëron figurën  e errët të Ahmet Zogut, aty ku shahen shumë e shumë figura kombëtare, aty ku sfidohet Gjuha Standarde Shqipe, pra gazeta antikombëtare „ BOTA SOT“, është gazetë, aty ku zihen të gjitha të këqiat kundër kombit tonë, kuzhinë muti mund t`i themi, të cilën e drejton ai me shokët e tij. Ata, pra e hanë bukën të përzier me gjithçka se jo vetëm me miell gruri a po misri, sepse vetëm me miell do ta hanin të vogël copën e bukës.


Kjo, pra është një gazetë, nëpërmjet së cilës gënjeni popullin, sikur të ishit të çmendur. Mosni ashtu, sepse do t`u dënojë historia.


E shani Rexhep  Qosjen, i cili i vuri themelet studimeve shkencore-letrare në letrat shqipe. Ai e shkroi romanin e parë shqiptar postmodern” Vdekja më vjen prej syve të tillë“ e, që e vazhdoi edhe me tri romanet tjera e, që deri me tash kurorëzoi me kompletin e botuar të veprave me 29 vëllime, që i ka mbi 10.000 faqe. Ai ishte, i cili e ngriti institutin Albanologjik në shkallë Instituti. Ai është, i cili e lexoi Referatin për 100-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Këtë pra, Rexhep Qosjen, propozuan që ta dënojnë, për arsye se nuk i dënoi demostratat e ´81, shih:


“Prej vitit 1972  – 1981 ka qenë drejtor i Institutit Albanologjik.  Më 1981 u shkarkua nga kjo detyrë për arsye se refuzoi të dënonte demostratat e rinisë studentore dhe shkollore, në të cilat u shtrua kërkesa për Kosovën Republikë. …


Pas vitit 1981, me shkrime të botuara në shtypin slloven e kroat dhe me intervista dhënë gazetarëve të huaj, demaskoi politikën kundërshqiptare serbe në Kosovë dhe maqedonase në Maqedoni dhe, ashtu e filloi dejugosllavizimin e mendimit politik shqiptar në Jugosllavi ”. Libri:  “ Rexhep Qosja dhe mesazhet e vllazërimit  Labëri – Kosovë”, fq. 31, Tiranë, autor: Dr. Nimet Balili


 Ai, pra Rexhep Qosja kishte edhe ka guximin t`u thotë gënjeshtarëve ndër sy: stop, ju jeni ata që mashtroni, gënjeni, vjedhni dhe vritni popullin e, jo dikush tjetër, sepse edhe tjerët e dinë, por s`e kanë guximin ta thonë, kjo është mrekullia.  Më nxehtë u duket tjerëve itelektualë të qëndrojnë nën prapanicat e politikanëve, kurse ky, Rexhep Qosja, u thotë stop të pafytyrë, se kjo është plaqkë e hajni, mos e mashtroni popullin e mjerë!  Ky pra, Rexhep Qosja i qëndroi përballë gjithë  asaj makinerie Jugosllave e pastaj serbe e, ju mjeranë, doni ta gjunjëzoni? liliputë!


E ti me shokë,  mbroni politikanët e, shani intelektualin më të madh shqiptar të të gjitha kohërave. Turp të keni! Ngrehni kurtha, në të cilat do të bini vetë. I mbroni prijësit politikë, dëshpërueshëm: Berishën matanë e, Mustafën n`këtë anë. Do ta thyeni qafën, sepse jeni injorantë, ti edhe miqtë e tu. Do të dorëzoheni, do të bieni për dhe. Këto fjalë e shprehje banale, që i bëni m`i kujtojnë, se ku e kam lexuar këtë shprehje? „marrëdhëniet seksuale në vende publike, në kohë antike“. Mashtrimi i madh do të mbarojë. Sa më lart të ngritet partia juaj prej hienash, aq më tepër do të zhytet në llumin e plehrave. Rrokullisja dhe verbimi, nga xhelozia, do t`i eliminojë pushtat e horrat – zuzarët e natës. Juve ju duket se historia mbaron këtu, por jo, ky vetëm fillimi i fudamentalizmit tuaj partiak është. Tërbimi i LD kecave  të Isa Mustafës e, jo edhe LDK-eistave me Fatmir Sejdiun, tërbimi I LD dacave të Nexhat Dacit dhe  P deleve të Sali Berishës, por jo edhe të PD të Bamir Topit, kundër Rexhep Qosjes dhe tundimi për t`u hakmarrë, si shkas është xhelozia!


 Ministri i Arsimit z. Ramë Buja me të drejtë e tha se: “ R. Qosja, i vetëm, vlenë sa të gjithë ASHK”. Por jo, unë mendoj të kundërtën; të gjithë akademikët e Kosovës, nuk vlejnë aq sa vetëm një vepër shkencore-letrare e profesos Qosjes. Të gjithë ata, që e shajnë R. Qosjen, janë të krisur, makinë ferri që harbojnë thellë deri në errësirë, që tymojnë dokrra pa fund. Mjeranë.


E vërteta po del me shpejtësi, L D kecat, LD dacat edhe P delet, lakuriq. O Zot, e vërteta i ka çmendur  të gjithë. Gjithë ato fjalë çoroditëse! Bukur po gënjeni. Brravo ju qoftë e, Zoti ju marroftë, do të thoshte populli. Dikur;  ASH e Serbisë krenohej se ishin gëjeshtarë të shkëlqyeshëm. Sot  ASH e Kosovës ( e LD kecave) shquhet për artin e shkëlqyeshëm të të gënjyerit. LD kecat u tërbuan kur rastësisht fryu një erë  dhe ngriti cepin e perdes dhe doli në shesh fytyra e egër  prej komunisti, maska e cila u hoq nga fytyra e Isa Mustafës. Tani më e ka parë populli i Kosovës secili është Isa Mustafa, timonieri i zi i LD kecave, i përkdheluri I Rrahman Morinës e i Sllobodan Millosheviqit. Kjo, pra është thembra e Akilit, dobësia për shkak të së cilës u zemërua zoti i madh – Isa Mustafa edhe zotat e vegjël të LD kecave!


Ç`është ky pakt me djallin? Prishja e të cilit është e pamundur! Zgjohuni nga kjo ëndërr e rëndë, mjeranë! Kllapë e rëndë ju ka zënë e, përçartë fliti! Ç`është kjo histeri trupash, që shpirtërat u mungojnë? O të mjerë!


Keni frikë nga e vërteta, prandaj jeni dëshpëruar. Kjo që bëni ju LD kecat e P delet, është një garë e zymtë, garë e pistë gënjeshtrash, shpifjesh e trillimesh. Kjo është një polemikë makabre prej malokësh pa pikë ndërgjegjie. Ç`është ky përrua aq i shpejt dhe  i turbullt, që vjen pas atij shiu, i cili aq i pastër ishte? E di se ky përrua aq i vrullshëm e i turbullt, që vije pas atij shiu kaq të pastër, mbas dy ditësh, s`do të ketë ujë as për ta larë prapanicën, me nder të them.


Ti kërkon dëshmi e fakte, kurse unë t`i kam ofruar, por ti s`i ke parë, sepse je verbuar nga ironia! Ku janë dëshmitë tua dhe faktet? Asnjë fakt s`e ke, ia ke futur pordhë në ajr edhe me këtë reagim. Besoj se edhe më përçartë do të shkruash në reagimin e ardhshëm. Por unë me këtë reagim do t`i uroj  krishtlindjet edhe vitin e Ri 2012, kurse mbas reagimit të ardhshëm, do ta uroj Pavarësinë e Kosovës, kundër të cilës ishin edhe shumë LD keca edhe  P dele edhe Ditën e grave, por reagimi i ardhshëm do të jetë i poatyre standardeve, që do t`i kesh ti. Ke kujdes Asllan, nëse do të më shan, kam për ta mërdhi fytyrën me argumente edhe fakte.  Në Bibël shkruan: „ Me çka të vrasësh, të vrajnë“. Mbaje gojën, e mos fyej se edhe unë di të fyej. Toleranca dhe respekti janë veti të njerëzve të qytetëruar, kurse agresiviteti është veti e shtazëve“.


Droja e turbullt, frika se prap do t`i humbni zgjedhjet e bëni gjithë këtë zhurmë. Ju mund t`i ndërroni ngjyrën e emrin Isa Mustafës, ju mund t`i veni flokë Isa Mustafës, ju mund t`i ndërroni edhe pasaportën prijësit tuaj satan, por nuk mund të na bëni që të dyshojmë se nuk është ai që ishte, komunist i moçëm. Ju pra, jeni akoma të përgjumur, vetëm atëherë kur do të shani jeni të zgjuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …