leoni

MINISTRI BYTYQI PRITI UDHËHEQËS TË “SAVE THE CHILDREN” NË KOSOVË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim drejtorin e organizatës “Save dhe Children”, Ahmet Kryeziu me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim mes MAShT dhe kësaj organizate. Ministri Bytyqi është informuar nga drejtori Kryeziu për punën që aktualisht po bën kjo organizatë në Kosovë, respektivisht për projektin që është duke u realizuar në nivel komunal, e që është i koncentruar në rëndësinë e zhvillimit në fëmijërinë e hershme dhe në gjithëpërfshirje. Ministri falënderoi “Save the Children” për ndihmën që ka dhënë për mirëqenien e fëmijëve në Kosovë, me theks të veçantë në arsimimin e tyre përmes projekteve të rëndësishme, të cilat i kanë kontribuuar ngritjes së cilësisë së arsimit që iu ofrohet fëmijëve tanë. Ministri Bytyqi theksoi se Kosova ende ka një përfshirje të ulët të fëmijëve në edukimin e hershëm, ndërsa tha se zhvillimi në fëmijërinë e hershme dhe gjithëpërfshirja janë edhe prioritet i MAShT. Por, ai theksoi se mbështetja e organizatave si “Save the Children”, por edhe e gjithë shoqërisë do të ndihmojë shumë për të eliminuar dobësitë në këtë drejtim në sistemin arsimor. Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me “Save dhe Children” në projektet që i realizon kjo organizatë në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …