leoni

Shtetet e Ballkanit, sipërfaqja dhe numri i banorëve

Rrethanat politike, ekonomike e shoqërore të shekullit XX kanë qenë fatale dhe shumë të disfavorshme sidomos për shqiptarët në Ballkan. Trevat shqiptare të katër vilajeteve, të cilat në kohën e Turqisë, deri në vitin 1912, kapnin një sipërfaqe rreth 120.000 km2 u copëtuan mes vendeve fqinje, duke i mbetur Shqipërisë vetëm një sipërfaqe prej 28.784 km2. Raporti i kësaj rrudhjeje ishte fatal, afër një me pesë në dëm të shqiptarëve, ndërsa ky raport ndërroi në dobi të shteteve pushtuese si Serbia, Greqia e Bullgaria, të cilat i pushtuan dhe vazhdojnë t i mbajnë nën pushtim më shumë se dy të tretat e trojeve shqiptare.
Shqiptarët, aktualisht përveç në Shqipëri, jetojnë si popullatë etnike kompakte edhe në Kosovë, në ish RJ të Maqedonisë, në tri komunat e Kosovës Lindore nën Serbi, në Mal të Zi dhe në Greqi. 

Shtetet e Ballkanit, sipërfaqja dhe numri i banorëve

Shqipëria: 28.784 km2,…………………..4.287.000 banorë
Kosova 10.887 km2,………………………2.175.000 banorë 
Greqia: 130. 800 km2, ………………… 10.583.126 banorë 
Serbia: 77.474 km2,……………………….8.100.000 banorë
Bullgaria: 111.000 km2,………………….8.652.745 banorë
Bosnja e Her. 51.120 km2,……………….2.607.734 banorë
Kroacia 56.538 km2,……………………..5.026.995 banorë 
Maqedonia 25.713 km2,………………….2.113.866 banorë 
Mali Zi 15.000 km2,………………………….750.000 banorë






Po të studiohet me vëmendje kjo statistikë e para disa viteve, do të vërejmë se rreth 6 milionë shqiptarë, të cilët aktualisht jetojnë të shpërndarë në gjashtë shtete jetojnë në kompaktësi natyrore, demografike në veri, verilindje, lindje dhe në jug-lindje të Shqipërisë. Në një ndarje të drejtë etnike, edhe po të bashkoheshin të gjithë shqiptarët në një shtet mbi parimin etnik, do të arrinin një sipërfaqe rreth 45.000 km2. Nga këto të dhëna zbulohet fare qartë rrudhja fatale dhe tragjike të shqiptarëve, e cila në rrethana të dëbimit dhe spastrimit etnik, persekutimeve dhe dëbimit të dhunshëm gjatë tërë shekullit 20, ka migruar në Turqi dhe në vende të ndryshme të Evropës e deri në Amerikë, Kanadë e Australi. 
Kosova dhe Shqipëria në mesin e shteteve ballkanike kanë dendësinë më të madhe të banorëve në një kilometër katrorë, ndërsa rrudhjen ekstreme territoriale, në krahasim me të gjitha shtetet e Ballkanit.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …