leoni

Kryetari Ramosaj nënshkruan projekt kapital për komunën e Deçanit në vlerë prej 2.989.329,33 €

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj në prezencën e të gjithë punëtorëve të Administratës Komunale në Deçan ka nënshkruar kontratën publike për rregullimin e shtratit të Lumit Lumbardh në Deçan. Kjo kontratë është nënshkruar në mes të kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe të operatorit Ekonomik  N.N. ,,Infra,, Plus: Arbëri-NS Sh.p.k Musa Islamaj. Me këtë rast kryetari Ramosaj, tha se i jam shumë mirënjohës kryeministrit të Republikë së Kosovës Ramish Haradinaj i cili brenda këtij viti nga ministri të ndryshme për komunën e Deçanit ka nda mjete në vlerë 33 milion, ndër to është projekti në fjalë që u nënshkrua kontrata ku duhet të falënderohet edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë e cila ka vënë në prioritet rregullimin dhe përmirësimin e gjendjes së lumenjve në tërë Kosovën, po ashtu edhe në komunën e Deçanit. Ramosaj tha se rregullimi i shtratit të Lumit Lumbardh në Deçan do të jetë në dobi te të gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit, do të jetë në dobi të banorëve dhe vet komunës si dhe do të ruajë florën dhe faunën si pasuri e çmuar natyrore duke shtuar se përmes projektit të rregullimit të shtratit të Lumit Lumbadh të Deçanit, do të përfitojë një shëtitore, që do të jetë një korridor ku do të shërbejë për lëvizje të lirë për qytetarët dhe banorët e kësaj ane duke e vlerësuar si ndër projektet e domosdoshme për komunën dhe qytetarët e saj. Ramosaj tha se prej një kanali do të shndërrohet në zonë atraktive, të biznesit, zonë turistike, zonë të atraksionit zonë për zhvillim të turizmit dhe krijimit të hapësirave më të mira mjedisore për relaks dhe shëtitje të qytetarëve. Projekti në fjalë i nënshkruar, punët e se cilit do të nisin brenda pakë ditëve  për rregullimin e Lumit Lumbardh në Deçan, është planifikuar që të realizohet për 36 muaj. Ndarja buxhetorë për vitin 2018  është  500.000,00€ ndërsa për vitet në vijim mjetet buxhetore në vlerë  2.489.329,33 do të ndahen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …